Politike

Grupi i PS, Rama mesazh të qartë deputetëve: Zgjedhjet nuk shtyhen, çelim fushatën në 31 maj

20 Maj 2019, 09:21 Nga DOSJA
Grupi i PS, Rama mesazh të qartë deputetëve: Zgjedhjet nuk

TIRANË- Partia Socialiste ka mbeldhur sot Grupin Parlamentar, ku mbledhja është ndrejtuar nga kryeministri. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në këtë takim Rama ua ka bërë të qartë deputetëve se data e zgjedhjeve nuk do të shtyhet.

Kryeministri u ka thënë deputetëve që të fillojnë dhe te mendojnë për zgjedhjet, pasi data nuk do të ndryshojë. Ai u ka kërkuar të gjithëve që të flasin me njerëzit në bazë dhe të ketë sa më shumë pjesëmarrës.

Rama u ka thënë deputetëve që të regjistrojnë ata që mund të shkaktojnë incidentet gjatë zgjedhjeve. Ai më tej ka kërkuar nga të gjithë deputetët që të kontrollojnë administratën në zonën që ata janë zgjedhur, pasi sipas tij Erion Braçe nuk mund të kontrollojë i vetëm të gjithë punonjësit.

S’duhet të kemi arrogancë në asnjë hallkë të qeverisëse. Komunikoni për rreziqet e atyre që prishin zgjedhjet”, mësohet të ketë thënë Rama.

Sot në këtë takim ka munguar Gramoz Ruçi dhe Taulant Balla, pasi ndodhen në një vizitë në Hagë. Gjatë mbledhjes së sotme u vendos gjithashtu që fushata elektorale e PS do të çelet më 31 maj në pallatin e kongreseve ku të pranishëm do të jenë 61 kandidatët për 61 bashkitë e vendit.

Kujtojmë që opozita e bashkuar është në protesta dhe shprehet se nuk do të lejojë zgjedhje në 30 qershor. Lulzim Basha pak ditë më parë tha se zgjedhjet në 30 qershor nuk janë të mundura, pasi as formalisht ato nuk mund të bëhen.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama grupi i ps rama mesazh deputeteve rama ne mbledhjen e grupit edi rama grupi i ps rama mesazh deputeteve rama ne mbledhjen e grupit

Sondazh

Poll