Politike

Çështja Meta-Prifti/ “Die Presse” s’kursen presidentin: Si një video-skandal nuk të mbyll karrierën politike

20 Maj 2019, 09:11 Nga DOSJA
Çështja Meta-Prifti/ “Die Presse” s’kursen

Tiranë– Media e njohur “Die Presse” ka publikuar një ditë më parë një shkrim për presidentin Ilir Meta në lidhje me videon-skandalin me Dritan Priftin.

Në këtë shkrim theksohet se në Shqipëri një video-skandal nuk ta pengon karrierën politike. Madje theksohet se edhe kryeministri Edi Rama pas videos të 2001 bëri koalicion me Ilir Metën për të ardhur në pushtet.

Disa ditë më parë , Zv.kancelari i Austrisë, Heinz-Christian Strache dha dorëheqjen nga postipas publikimit të një videoskandalit. Pas tij dha dorëheqjen edhe Kancelari austriak Sebastian Kurz i Partisë Popullore të qendrës së djathtë. (lexo këtu)

Pjesë nga shkrimi:

“Një video in-kriminuese  nuk mund të çojë deri në fund të një karriere politike, por në fund të fundit nuk e pengon as ngritjen deri në krye,  shembulli tregon Ilir Metën në Shqipëri: Një aparat fotografik kapi nënkryetarin e qeverisë në një marrëveshje korruptive. Regjistrimet u dërguan në media, por nuk u pranuan si dëshmi. Meta, i cili fillimisht kishte dhënë dorëheqjen postin e tij pasi video u bë publike, u lirua më pas nga gjykata. Si një financues i domosdoshëm i shumicës – në mënyrë alternative për dy partitë kryesore armiqësore në vend – ai u kthye në pozita të përgjegjësisë. Ai u bë president i parlamentit dhe për më shumë se dy vjet ai është tani president i Shqipërisë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike “die presse” shkrim për metën dorëheqja e kurz skandali meta prifti “die presse” shkrim për metën dorëheqja e kurz skandali meta prifti

Sondazh

Poll