Politike

Ndoshta e keni dëgjuar edhe para se të bëhej ministre, Balluku rrëfen punën e saj të parë! Flet edhe për ministrinë: Si

12 Maj 2021, 08:37 Nga DOSJA
Ndoshta e keni dëgjuar edhe para se të bëhej ministre, Balluku

TIRANË– Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka rrëfyer punën e saj të parë, para se t’i futej politikës.

E ftuar në “Top Albania Radio”, Balluku tha se puna e saj e parë ka qenë në radio, ku që nga viti 2005, ministrja ka moderuar një emision të quajtur “Me sytë e Anës”, duke fshehur emrin e saj të vërtetë dhe duke mos dhënë detaje për kohëzgjatjen e kësaj pune.

Gjatë intervistës, Balluku ajo diskutoi edhe mbi numrin e femrave të punësuara në ministri. Ministrja shprehet se në ministrinë e saj, ashtu si edhe në ministritë e tjera, ka më së shumti femra. Ajo tha me të qeshur se Edi Rama beson që nëse do punë duhet të mbështetesh te gratë, e nëse do llafe te burrat.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike belinda balluku puna e pare e ballukut belinda balluku puna e pare e ballukut

Sondazh

Poll