Politike

LSI: Karantinimi i të ardhurve nga Greqia na ndikoi rezultatin! Votuesit u ruajtën me policë

12 Maj 2021, 08:13 Nga DOSJA
LSI: Karantinimi i të ardhurve nga Greqia na ndikoi rezultatin! Votuesit u

TIRANE– Në seancën që është zhvilluar sot në KAS, përfaqësuesi i Lëvizjes Socialiste për Integrim Altin Kaziaj deklaroi se emigrantët që erdhën nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut u ruajtën me policë, pasi iu ishte marrë edhe adresa e shtëpisë.

“Qytetarët e Dropullit nuk e ushtruan të drejtën e tyre për të votuar. Urdhri për ‘vetëkarantinimin e detyrueshëm’, për një periudhë dy javore për të gjithë shtetasit që hyjnë në Shqipëri nga Maqedonia e Veriut dhe nga Greqia ka ndikuar drejtpërdrejt në pjesëmarrjen dhe rezultatin e votimit në zonën zgjedhje Qarku Gjirokastër. LSI do të dilte forcë e parë“,-tha ai.


Por në çfarë faze është tashmë procesi pas 25 prillit?

Pas humbjes së opozitës në zgjedhje, Partia Demokratike, LSI, koalicioni ABEOK dhe kandidatët e Vetëvendosjes nuk njohin rezultatin e zgjedhjeve. PD-AN ka dorëzuar 10 dosje voluminoze në KAS ku sipas saj faktohet tjetërsimi dhe manipulimin e votës së qytetarëve në 9 qarqe të vendit duke kërkuar shpalljen e zgjedhjeve të pavlefshme dhe rivotim në këto zona. Partia Demokratike ka ankimuar në KAS rezultatin për 9 qarqe konkretisht për Shkodër, Durrësin, Tiranën, Elbasanin, Fierin, Beratin, Gjirokastrën, Korçën dhe Vlorën. PD i quan këto zgjedhje si një masakër elektorale të treshes Rama-Doshi-Rakipi.

Lajmi kryesor: Ankesat e partive për rezultatin e zgjedhjeve, KAS shqyrton kërkesat, LSI: Në Dropull Vangjel Tavo dilte forcë e parë, urdhëri i MSH pati qëllim ta godiste

(F.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike altin kaziaj mbledhja e kas 12 maj altin kaziaj mbledhja e kas 12 maj

Sondazh

Poll