Politike

KAS rrëzon ankimimin e PD dhe LSI për Gjirokastrën: Kërkesa të pavlefshme, bazohen në shpifje dhe jo në fakte! S’ka riv

12 Maj 2021, 08:02 Nga DOSJA
KAS rrëzon ankimimin e PD dhe LSI për Gjirokastrën: Kërkesa

TIRANË- Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka rrëzuar sot zyrtarisht kërkesën e Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Lëvizjes Vetëvendosje për qarkune  Gjirokastrës, KAS rrëzoi kërkesën e LSI për të marrë prova nga autoritetet për emigrantët që penguan sipas saj të votojnë për Vangjel Tavon, por edhe kërkesën e PD për të përfshirë në verifikim edhe prokurorinë dhe policinë.

“KAS vendosi rrëzimin e kërkesave për marrjen e provave që kërkohen nga PD, lidhur me kërkesën e fundit që ka të bëjë me kryqëzimin e të dhënave për Gjirokastrës, 2 anëtarë të KAS, unë dhe Cefa kërkojmë që brenda afatit sa më shpejt të na vihet informacion lidhur me informacionin e kryqëzimit të të dhënave. Sa i përket për prova të Kreshnik Merxhanit u vendos rrëzimi i kërkesës.  Në 14 maj 2021 do të nisë shqyrtimi administrativ për Beratin e LSI”, bën të ditur KAS.

KAS gjithashtu njoftoi se më 14 maj do të mblidhet për të shqyrtuar kërkesën e opozitës për ankimimet për qarkun e Beratit.

Më herët, fjalën e mori i pari përfaqësuesi i LSI në KAS, Altin Kaziaj, i cili mori si shembull rastin e kandidatit Vangjel Tavo në Gjirokastër. Sipas LSI, vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë për të ndaluar hyrjen e emigrantëve kishte si qëllim goditjen e LSI, ndërsa theksoi se LSI në Dropull do të ishte forcë e parë. Ndërkohë që më tej, ai deklaroi se votuesit që u kthyen nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut u ruajtën me polici për të mos shkuar të votonin.

Por në çfarë faze është tashmë procesi pas 25 prillit?

Pas humbjes së opozitës në zgjedhje, Partia Demokratike, LSI, koalicioni ABEOK dhe kandidatët e Vetëvendosjes nuk njohin rezultatin e zgjedhjeve. PD-AN ka dorëzuar 10 dosje voluminoze në KAS ku sipas saj faktohet tjetërsimi dhe manipulimin e votës së qytetarëve në 9 qarqe të vendit duke kërkuar shpalljen e zgjedhjeve të pavlefshme dhe rivotim në këto zona. Partia Demokratike ka ankimuar në KAS rezultatin për 9 qarqe konkretisht për Shkodër, Durrësin, Tiranën, Elbasanin, Fierin, Beratin, Gjirokastrën, Korçën dhe Vlorën. PD i quan këto zgjedhje si një masakër elektorale të treshes Rama-Doshi-Rakipi.

(F.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike altin kaziaj humbja e zgjedhjeve kqz pd ankimon ne kas altin kaziaj humbja e zgjedhjeve kqz pd ankimon ne kas

Sondazh

Poll