Politike

Presidenti Meta uron infermierët: Iu jemi më mirënjohës se kurrë, gjatë pandemisë bëtë një punë heroike!

12 Maj 2021, 07:38 Nga DOSJA
Presidenti Meta uron infermierët: Iu jemi më mirënjohës se

TIRANË– Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka uruar të gjithë infermierët e Shqipërisë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierit. Në një postim në rrjetet sociale, krahas një fotoje ku janë pikturuar bluzat e bardha në një mur, Meta thotë se kriza e COVID19 tregoi se infermierët kanë bërë një punë heroike.

POSTIMI I PLOTË:

Gjatë kësaj krize të rëndë të pandemisë, infermierët kanë bërë një punë heroike, duke luftuar ditë e natë me humanizëm, përkushtim dhe sakrifica të jashtëzakonshme, deri duke rrezikuar jetën e tyre në mbrojtje të shëndetit tonë. Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Infermierit, ne u jemi më mirënjohës se kurrë për kujdesin dhe profesionalizmin e dëshmuar në vijën e parë të frontit kundër armikut të padukshëm.
Përmirësimi i kushteve të punës dhe trajtimi i duhur financiar është vendimtar për të frenuar largimin e tyre nga vendi dhe rritur standardet e shërbimit tonë shëndetësor.

(F.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike dita e infermiereve ilir meta dita e infermiereve ilir meta

Sondazh

Poll