Sport

Shehi: “Derbi i ka të gjitha, por ne do të luajmë për 3 pikët”

12 Maj 2021, 10:34 Nga DOSJA
Shehi: “Derbi i ka të gjitha, por ne do të luajmë për

TIRANE – Tirana luan nesër derbin ndaj Partizanit. Trajneri i bardhebluve Orges Shehi, në konferencë për shtyp theksoi se Tirana duhet të shijojë momentin pozitiv që po kalon. Ndërsa ai shtoi se derbi i ka të gjitha, kur “harron” të deklarojë se bardheblutë luajnë gjithnjë vetëm për tre pikët.

“Sigurisht që është ndeshje e rëndësishme. Na ndajnë vetëm 4 javë nga mbyllja e kampionatit, javët ikin. Shpresoj të bëjmë mirë dhe nesër të marrim 3 pikët.

Unë mendoj që në futboll nuk ka këtë sezon apo tjetrin. Ka momente dhe momenti është nesër. Nuk duhet të mendojmë se bota rregullohet rreth nesh dhe të marrim 3 pikë. Duhet të menaxhojmë energjitë për t’u paraqitur sa më mirë nesër.

Ne realisht po kalojmë një moment të mirë. Në shumë ndeshje po shfaqemi mirë, po marrim pikë, pavarësisht se mund të merrnim më shumë. Këtë moment të mirë duhet ta tregojmë edhe nesër. Është ndeshje e rëndësishme. Është çelësi i të gjithë objektivit, pas kësaj janë vetëm 3 ndeshje.

Duke ditur rëndësinë që ka derbi, mendoj se është pika kyçe e këtij sezoni. Duhet të bëjmë më të mirën, për të arritur aty ku duam, në Europë. Për skuadrën që drejtoj, ne futemi në fushë gjithmonë vetëm për fitore. Derbi i ka të gjitha rezultatet, por ne luajmë vetëm për fitore.

Në aspektin psikologjik jemi mirë. Si në gjendjen fizike dhe në atë psikologjike, skuadra është e mirë. E presim derbin të qetë dhe me besim se mund të marrim më të mirën. Emocionet e derbit duken që këtu, duke parë se sa kamera ka”.

Tirana favorite? “Unë nuk thashë që jemi të favorizuar, nuk mendoj se ka të favorizuar në derbi. Nuk shikohet renditja, edhe kur skuadrat kanë qenë në pozita ndryshe në renditje, derbi ka qenë i luftuar. Kështu do të jetë edhe nesër.

Ne nuk duhet ta ngarkojmë veten më shumë sesa duhet. Është një ndeshje që vlen 3 pikë. Duhet të jetojmë momentin. Derbit nuk janë të përjetshëm, janë momentalë dhe duhet ta shijojmë momentin”,- ka deklaruar trajneri i bardhebluve, Orges Shehi.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport derbi i kryeqytetit orges shehi trajneri i bardhebluve derbi i kryeqytetit orges shehi trajneri i bardhebluve

Sondazh

Poll

Sport 12 Maj 2021, 09:22

Sot e gjithë Europa në fushën e blertë

ANGLI – Sezoni futbollistik në të gjitha kampionatet po shkojnë drejt fundit të tij kalendarik dhe në kërkim të fituesve të trofeve të fundit të mbetur en...