Sport

Manchester City kampion i Anglisë nga “divani”…

11 Maj 2021, 20:31 Nga DOSJA
Manchester City kampion i Anglisë nga “divani”…

ANGLI – Manchester City është zyrtarisht kampion i Anglisë për të 7-tën herë në histori. Pep Guardiola arriti të fitonte titullin e tij të 3-të në karrierë me ‘Citiziens’ në Premier League dhe e festoi nga shtëpia, pasi dhurata City-t i erdhi nga skuadra tjetër e qytetit Manchester United që u mposht nga Leicester City në sfidën që hapi javën e 36-të të kampionatit me shifrat 1-2 në ‘Old Trafford’.

Kur mbeten edhe 3 ndeshje për të luajtur deri në fund për të dyja skuadrat e Manchester, City kryeson me 10 pikë avantazh dhe është zyrtarisht kampion i Anglisë, duke rikthyer trofeun në ‘Etihad’ pas vetëm një viti mungesë. Në ‘Old Trafford’ Solskjaer kishte bërë shumë ndryshime duke ruajtur një pjesë të mirë të lojtarëve për sfidën e së enjtes ndaj Liverpoolit dhe kjo gjë ia bëri më të thjeshta gjërat Leicester-it që arriti të zhbllokonte shifrat që në minutën e 10-të me Thomas.

Por festa e ‘dhelprave’ zgjati pak sepse në të 15-tën Greenwood vendosi barazpeshën. Golin e fitores dhe të 3 pikëve, skuadra e Brendan Rodgers, e realizoi me Soyuncu në minutën e 66-të, me qendërmbrojtësin turk që realizoi me një goditje me kokë duke i çuar shifrat në 1-2.
B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll