Sport

Mblidhen klubet e Serisë A: “Gabimi me Super League, u rikuperua”

11 Maj 2021, 20:23 Nga DOSJA
Mblidhen klubet e Serisë A: “Gabimi me Super League, u

ITALI – Duket se gabim i bërë nga disa klube europiane përfshirë këtu edhe ato italiane, me Super Lague-n e Europës, po shkon drejt rikuperimit. Kështu të paktën është folur pas takimit të përfaqësuesëve të 20 klubeve të Serisë A ditën e martë.

Administratori i deleguar i Inerit, Beppe Marotta në përfundim të takimit ka deklaruar: “Cështja e Super League është arkivuar. Të gjithë pjesëmarrësit shprehën gadishmërinë e tyre për t’u vënë në dispozicion për të gjetur një model të qëndrueshmërisë”.

“U përballëm me çështje të ndryshme në një klimë të një përzemërsie të madhe, – shpjegoi Marotta. – Bëmë një analizë të futbollit italian në lidhje me futbollin evropian, përfundimi është jashtëzakonisht pozitiv dhe pajtues në lidhje me aspektet që kishin krijuar këtë ngërç”.

SCARONI: “DORËHEQJA IME? MË DUKET SE NUK ËSHTË PRANUAR”
“Nëse dorëheqja ime si këshilltar i Lega-s u pranua? Me sa duket jo. Në rregull gjithsesi.” Kjo është ajo që deklaroi presidenti i Milanit, Paolo Scaroni, në dalje nga takimi joformal i klubeve të Serisë A me temën e Super League. Numri një i kuqezinjve kishte paraqitur dorëheqjen e tij ditët e kaluara.

FERRERO: “SUPER LEAGUE, NJË GAFË E AGNELLIT”
Në fund të takimit, presidenti i Sampdorias, Massimo Ferrero ka folur gjithashtu për temën, ashtu si di ai, pa rrudhur fjalët: “Atmosfera është e shkëlqyer, ne bëmë atë që duhej të bënim, – fjalët e tij. – Ne thjesht duhej të gjenim harmoninë dhe të punonim për një futboll më të mirë. Vullneti është, sepse Andrea Agnelli është Juventusi, që është një ekip i rëndësishëm italian. Ai bëri një gafë dhe e kuptoi që futbolli në shtëpi është më i rëndësishëm. Nëse u justifikua? Ai nuk ka pse të justifikojë asgjë, nuk është se ne jemi në shkollë dhe na duhen justifikime”.
B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll