Sport

Real Madridi ‘fut mik’ dhe parakalon PSG me një telefonatë

12 Maj 2021, 09:19 Nga DOSJA

FRANCE – Paris SG ka nisur të mendojë për të bërë një revolucion të vërtetë në mbrojtje, veçanërisht në krahë. Rendimenti i Alessandro Florenzi nuk ka bindur parizienët dhe kthimi i tij te Roma është pothuajse i sigurt.

Mediat franceze raportojnë, se stafi teknikë i PSG-së ka vënë në shënjestër një njohje të vjetër të tyre dhe duan të rikthejnë mbrojtësin nga Bregu i Fildishtë. Bëhet fjalë për mbrojtësin Serge Aurier.

Por për lojtarin e Tottenham ka shfaqur interes edhe Reali. Madje, sipas “Footmercato”, Aurier është kontaktuar nga Varane, ish-shoku i tij te Lens. Mësohet, që ai t’i ketë thënë qendërmbrojtësit, se do t’i pëlqente të luante në Spanjë me fanellën e ‘los blancos’.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport alessandro florenzi bregu i fildishtë paris sg real madrid varane alessandro florenzi bregu i fildishtë paris sg real madrid varane

Sondazh

Poll