Sport

VIDEO / Sporting Lisbonë fitoi titullin e 19-të, për të cilin priti 19 vjet

12 Maj 2021, 05:01 Nga DOSJA
VIDEO / Sporting Lisbonë fitoi titullin e 19-të, për të

PORTUGALI – Kur kanë mbetur edhe dy javë për t’u zhvilluar në Primeira Liga, skuadra kryeqytetase Sporting Lisbonë, ka siguruar titullin e kampiones së Portugalisë, pas fitores 1-0 ndaj Boavistas.

Paulinho shënoi golin e fitores në minutën e 36-të. Pas javës së 32-të të kampionatit portugez, Sportingu i ka 82 pikë, tetë më shumë se Porto që e ndjek nga pas, ndërkohë që Benfica renditet në vendin e tretë me 70 pikë.

Për Sporting Lisbonë, ky është titulli i 19-të në histori, për të cilin ka pritur plot 19 vite. Ai është klubi i tretë më i suksesshëm në futbollin portugez, pas Benficas me 37 tituj dhe Portos me 29.

?✨#EUSOUCAMPEÃO pic.twitter.com/BbbFNscLfc

— Sporting Clube de Portugal ? (@Sporting_CP) May 11, 2021

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport benfica porto sporting benfica porto sporting

Sondazh

Poll