Sport

Pas ‘gafës’ ndaj Levantes, Koeman: “Jam unë përgjegjës…”

12 Maj 2021, 08:53 Nga DOSJA
Pas ‘gafës’ ndaj Levantes, Koeman: “Jam unë

SPANJE – Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, e ka marrë përgjegjësinë për barazimin dëshpërues 3-3 të skuadrës së tij kundër Levantes të martën, i cili praktikisht e lë jashtë garës për titull në La Liga.

“Askush nuk mund të fajësohet individualisht. E gjithë skuadra nuk ka qenë në nivelin e saj për sa i përket mbrojtjes. Si trajner, më së shumti unë jam përgjegjës. E pyes veten se çfarë bëmë në pushimin mes pjesëve, sepse ne biseduam për ta vazhduar lojën me intensitet dhe për t’i përmirësuar gjërat në mbrojtje. Kjo nuk ndodhi në pjesën e dytë. Ne e ulëm ritmin. Tani duhet të përgatitemi për dy ndeshjet e fundit dhe për sezonin e ardhshëm. Por së pari, duhet ta tejkalojmë këtë barazim, gjë që do të jetë e vështirë”,- nënvizoi ai.

Pas këtij barazimi, skuadra katalane e Barça ngjitet në kuotën e 76 pikëve, një pikë më pak se Atletico Madrid, që kryeson renditjen dhe që sot do të përballet me baskët e Real Sociedat, që ëndërrojnë për një vend në Champions League.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport atletico madridi kunder levantes ronald koeman trajneri i barcelones atletico madridi kunder levantes ronald koeman trajneri i barcelones

Sondazh

Poll