Sport

Sot e gjithë Europa në fushën e blertë

12 Maj 2021, 09:22 Nga DOSJA
Sot e gjithë Europa në fushën e blertë

ANGLI – Sezoni futbollistik në të gjitha kampionatet po shkojnë drejt fundit të tij kalendarik dhe në kërkim të fituesve të trofeve të fundit të mbetur ende pa “zot”. Mbrëmjen e sotme është një tjetër sfidë interesante e Premier Leagues, si ajo e derbit të Londrës, mes Chelsea dhe Arsenalit, që zhvillohet në “Stemford Bridge”. Arsenali sot luan shansin e fundit për të qenë pjesë e kompeticioneve europiane sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë në Itali, dita do të nisë me sfidën e orës 18:30 Cagliari-Fiorentina, ndërkohë që vëmendjen më të madhe do ta marrin duelet e mbrëmjes Sassuolo-Juventus, Torino-Milan dhe Atalanta-Benvento, ndeshje në të cilat luhet për zonën Champions. Interi, i cili është shpallur kampion edhe matematikisht para 10 ditësh do të presë në “San Siro” Romën në një sfidë të bukur për t’u ndjekur në ekranin e Supersport.

Në Spanjë do ta ketë radhën Atletico Madrid, që duhet të fitojë me çdo kusht ndaj Real Sociedad për të ruajtur kreun dhe për të krijuar një distancë sigurie prej 4 pikësh ndaj Barcelonës. Në këtë të mërkurë do të luhet edhe një prej dy gjysmëfinaleve të Kupës së Francës, me Montpellier që do të presë PSG-në.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll