Aktualitet

Furgoni përplas 4-vjeçarin në zonën e Don Boskos, i mituri dërgohet me urgjencë në spital

12 Maj 2021, 10:03 Nga DOSJA
Furgoni përplas 4-vjeçarin në zonën e Don Boskos, i mituri

TIRANË– Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Don Boskos në Tiranë, ku një furgon ka përplasur një fëmijë të mitur 4 vjeç.

I mituri është dërguar me urgjencë në spital të të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa nuk dihet gjendja e tij shëndetësore. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, ndërsa është ndaluar shoferi i furgonit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 12.05.2021, rreth orës 12:00, në rrugën “Don Bosko”, mjeti me drejtues shtetasin L. H., ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale A. S 4 vjec, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne don bosko aksidentohet i mituri ne tirane aksident ne don bosko aksidentohet i mituri ne tirane

Sondazh

Poll