PAMJE TË REJA! Momenti kur efektivi dhe kushëriri i Birçajt zbresin nga makina pas breshërisë së plumbave, vijnë rrotull
12 Maj 2021, 08:50Nga DOSJA
TIRANË– Është publikuar një tjetër video ku shihet qartë se në makinën ku u vra biznesmeni Bledar Birçaj, ndodheshin edhe dy persona të tjerë. Pamjet e kameras së sigurisë së një karburanti pranë vendit ku ndodhi krimi i rëndë kanë treguar edhe veprimet e efektivit Gazmend Deromema dhe të kushëririt të Birçajt, Edison Zeneli.
I pari zbret nga mjeti Deromema, më pas, pasi makina frenon totalisht arrin të zbresë edhe Zeneli. Ky i fundit zbretdhe më pas kalon në vendin e parë, siç duket për të kontrolluar Birçajn. Më pas të dy vijnë rrotull mjetit dhe me telefon në vesh, lë të nënkuptohet se mundohen të komunikojnë me policinë dhe ambulancën.
Ndërsa qytetarët vijojnë punët e tyre dhe qëndrojnë sa më larg të jetë e mundur nga frika e plumbave që sapo panë. Përpara grupit hetimor, Zeneli ka thënë se në momentin që ka ndodhur krimi po luante në rrjetet sociale dhe se nuk ka parë asgjë. Ai është shprehur i tronditur për ngjarjen dhe nuk ka qenë në gjendje të jepte shumë përgjigje.
Sipas informacioneve, 20-vjeçari është kushëriri i viktimës dhe punonte në një furrë buke në qytetin e Vlorës dhe nuk ishte i përfshirë në botën e krimit.
Si u vra biznesmeni Bledar Birçaj?
Biznesmeni Bledar Birçaj, 40 vjeç, një person me të shkuar kriminale u ekzekutua me breshëri kallashnikovi në lagjen “Hajro Çakërri” në zonën e njohur si “Bishti i Kalldrëmit” në Vlorë, teksa udhëtonte me një automjet të llojit ‘X5’, i shqëruar nga një efektiv anti-droge dhe një tjetër person. 15 të shtëna lëshuan autorët, shtatë prej të cilave përfunduan në trupin e Birçajt. Birçaj kishte një muaj që ishte kthyer nga Spanja. Ai rezulton të jetë vënë në pranga në vitin 2011 për një vrasje, por Gjykata ka pushuar hetimet, duke e lënë të lirë. Kjo është një nga pistat që ka në tavolinë grupi hetimor, ndërsa po hetohet aktiviteti i tij jashtë vendit.
(f.m/Dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Edison Zeneli është kushëriri i Bledar Birçajt, i cili u vra dy ditë më parë në Vlorë në zonën e njohur si “Bishti i Kalldrëmit”. Ai ishte u...
KRUJË– Dy persona janë arrestuar ditën e sotme nga policia e Krujës, të cilët akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike. Policia bën me dije se një 42-vje...
TIRANË– Disa të arrestuar në kryeqytet për vjedhje, mashtrim, falsifikim dokumentesh, dhunë në familje dhe kundërshtim të punonjësit të Policisë. Në ...
TIRANË– 2020-a duket të jetë një ndër vitet më problematikë në kuadër të të drejtave të qytetarëve dhe ajo që bie në sy është edhe e drejta për kujde...
TIRANË– Emisioni “Stop” transmetoi këtë të martë rastin e një qytetareje të cilës i janë zhvatur 72 milionë lekë nga një person që e ka mashtruar se ...
POGRADEC– Policia ka dhënë njoftimin zyrtar për goditjen e një rasti prostuticioni në një hotel në Progradec, ku kanë përfunduar në pranga 4 persona, mes ...