Aktualitet

Aksidenti ku vdiq “Xubi i Yzberishtit”, arrestohet drejtuesja e “Toyota Yaris”, bëri manovra të gabuara dhe i preu rru

12 Maj 2021, 07:29 Nga DOSJA
Aksidenti ku vdiq “Xubi i Yzberishtit”, arrestohet drejtuesja e

TIRANË– Ankela Mulleti, 39 vjeçe është vënë në pranga pasi akuzohet se është përgjegjëse për aksidentit ku vdiq Fatmir Avdillari, i njohur si ‘Xubi i Yzberishtit’, ngjarje e ndodhur një ditë më parë. Mësohet se ka qenë Mulleti ajo ka bërë një manovër të gabuar duke u kthyer majtas dhe duke i prerë rrugën 45-vjeçarit që udhëtonte me një motor.

Për pasojë, Avdillari është përplasur me një mjet tip ‘Benz’ të parkuar, ndërsa trupi i tij ra mbi xhamin e parë të një makine ‘Opel’. Si pasojë e plagëve të marra “Xubi i Yzberishtit” ndërroi jetë në vend, ndërsa vetë Mulleti ka marrë plagë të mëdha dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spital.

Sot i janë vënë dhe pranga.  45-vjeçari, Fatmir Avdillari ka qenë një personazh i njohur për institucionet ligjzbatuese në vend, madje ishte subjekt i OFL-së. Fatmir Avdillari, është i njohur si një ndër anëtarët e bandës së Yzberishtit në vitet ’97-’9.

(f.m./Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet ankela mulleti fatmir avdillari vdes fatmir avdillari vdes xubi i yzberishtit ankela mulleti fatmir avdillari vdes fatmir avdillari vdes xubi i yzberishtit

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Maj 2021, 06:43

FUSHË KRUJË- Forcat Speciale kanë ‘zbarkuar’ në zonën e Fushë Krujës për kontrolle, mëngjesin e sotëm. Mësohet se efektivë të shumtë policie po ushtro...