Aktualitet

EMRAT/ Ishte shpallur në kërkim për trafik droge, arrestohet 26-vjeçari në Krujë, bie në pranga edhe bashkëpunëtori i t

12 Maj 2021, 09:11 Nga DOSJA
EMRAT/ Ishte shpallur në kërkim për trafik droge, arrestohet

SHKODËR– Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Shkodrës, të akuzuar për prodjim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Policia bën me dije se është arrestuar Redon Cani, 26 vjeç, i cili ishte i shpallur në kërkim për trafikim, prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Në pranga ka rënë edhe bashkëmoshatari i tij, Jetmir Luga, banuës në Kamëz. Ky i fundit akuzohet për përkrahje ndaj autorit të krimit si dhe prodhim të lëndëve narkotike. Të dy këta janë kapur në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, duke qarkulluar me një automjet ku u gjetën dhe u sekuestruan 3000 fara kanabis.

Po ashtu, policia bën me dije se Cani dyshohet si një nga bashkëpunëtorët e ngjarjes së datës 03.11.2020, në pikën e kalimit kufitar Hani i Hotit, ku ka dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë automjeti kamion me një sasi të konsiderueshme lënde narkotike të dyshuar si cannabis sativa.

Njoftimi i policisë:

Shkodër; Finalizohet operacioni policor i koduar “SANTORINI”.

Kapet dhe vihet në pranga një 26-vjeçar i shpallur në kërkim për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, si dhe arrestohet në flagrancë bashkëmoshatari i tij, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë operacionit, këtyre shtetasve Policia iu gjeti dhe sekuestroi dhe 3000 fara cannabis sativa.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat” , bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, u organizua dhe finalizua me sukses operacioni policor i koduar “SANTORINI”, si rezultat i të cilit u kap dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim:

R.C., 26 vjeç banues në Krujë, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, i shtetasit J. L. 26 vjeç, banues në Kamzë,  Tiranë.

Shtetasit e lartpërmendur janë kapur nga shërbimet e Policisë, në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, duke qarkulluar me një automjet. Gjatë kontrollit të automjetit me të cilin udhëtonin këta shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 3000 fara cannabis sativa.

Shtetasi R. C. dyshohet si një nga bashkëpunëtorët e ngjarjes së datës 03.11.2020, në pikën e kalimit kufitar Hani i Hotit, ku ka dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë automjeti kamion me drejtues shtetasin shqiptar E. C., 40 vjeç dhe në afërsi të qytetit të Tuzit, Mal i Zi, strukturat e antikontrabandës malazeze, gjatë kontrollit të ushtruar në këtë kamion, gjetën një sasi të konsiderueshme lënde narkotike të dyshuar si cannabis sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy persona ne shkoder jetmir luga redon cani arrestohen dy persona ne shkoder jetmir luga redon cani

Sondazh

Poll