Aktualitet

I falimentoi firma e transportit, biznesmeni tenton të hidhet nga godina e Muzeut në Tiranë! Flet pas negocimit me policinë:

12 Maj 2021, 08:54 Nga DOSJA
I falimentoi firma e transportit, biznesmeni tenton të hidhet nga godina e

TIRANË– Një ngjarje e rëndë është parandaluar paraditen e sotme në Tiranë, ku një biznesmen ka tentuar të hidhet nga godina e Muzeut Historik.

Biznesmeni Admir Jahelezi ka kërcënuar se do të hidhet nga lartësia, pasi i ka falimentuar firma e tij e transportit, Shqipëri-Kosovë.

Pas negociatës me policinë, biznesmeni pranoi të zbriste, duke shmangur kështu ngjarjen e rëndë. Në një prononcim për Fax News, biznesmeni Admir Jahelezi është shprehur se ka tentuar se do të hidhet për shkak të falimentimit të biznesit të tij. Ai tha se kishte tentuar të kontaktonte edhe me ministrinë e Transportit duke bërë telefonata të shumta, por sipas tij ministrja Belinda Balluku i kishte mbyllur telefonin.

Kam marrë në telefon tek ministria e Transportit. Belinda Balluku ma ka mbyllur telefonin. Nuk osht marr asnjë masë. Të takoj edhe ministren Belinda balluku, unë se kuptoj pse nuk marrin masa. Është përgjegjëse për dhënien e liçensave të transportit, po bëhet një tregti e pandershme. Kjo më ka detyruar të zhytem në borxhe”, tha biznesmeni.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet admir jahelezi biznesmeni tenton te hidhet admir jahelezi biznesmeni tenton te hidhet

Sondazh

Poll