Aktualitet

Grabitet bankomati në Golem/ Policia jep detajet: Tentuan ta thyenin, disa të arrestuar edhe në Tiranë për rrahje, dhunë n

12 Maj 2021, 07:46 Nga DOSJA
Grabitet bankomati në Golem/ Policia jep detajet: Tentuan ta thyenin, disa

TIRANË– Disa të arrestuar në kryeqytet për vjedhje, mashtrim, falsifikim dokumentesh, dhunë në familje dhe kundërshtim të punonjësit të Policisë. Në bilancin ditor të publikuar nga Policia e Shtetit rezulton se më datë 11 maj ka ndodhur edhe një grabitje në Golem, ku disa persona kanë thyer bankomatin që ndodhej brenda një marketi. “Më datë 11.05.2021, gjatë në zonën e Malit të Robit, Golem, kanë tentuar të vjedhin me thyerje bankomatin që ndodhet në ambientet e marketit në pronësi të shtetasit D. B. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.”,-njofton policia.

NJOFTIMI I PLOTË:  

Tiranë. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. Xh., 18 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një dorezë metalike (përforcues grushti).

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. S., 58 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”.

Specialistët e Seksionit të Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. C., për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë ndalimi i shtetasve:

A. B., 52 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 1 vit burg, për veprën penale ”Kundërshtimi i punonjësit të policisë të rendit publik”.

F. Y., 26 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë ndalimin e shtetasit D. P., 32 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 4 muaj burg, për veprën penale “Dhuna në familje”. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë ndalimi i shtetasit M. Sh., 41 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë e ka dënuar me 3 muaj burg, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. L., 19 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. D., 39 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë ndalimin e shtetasit Z. B., 46 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhja”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

I. B., 48 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin ciklomotor në gjendje të dehur dhe pa lejen përkatëse;

A. M., 39 vjeçe, pasi ditën e djeshme është përfshirë në një aksident me mjetin motor me drejtues shtetasin F. A., i cili për pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.

•Më datë 11.05.2021, gjatë në zonën e Malit të Robit, Golem, kanë tentuar të vjedhin me thyerje bankomatin që ndodhet në ambientet e marketit në pronësi të shtetasit D. B. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

•Më datë 11.05.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” në ngarkim të shtetasit T. G., 35 vjeç, me detyrë inxhinier zbatimi dhe përgjegjës për instruktazhin teknik të punëtorëve në punë, sepse tek rezidenca “Kodra e Diellit 2”, duke punuar me kthimin e hekurave është dëmtuar një punëtor, shtetasi Z. H., 41 vjeç, i cili pasi ka rënë në rrugë është dëmtuar dhe në këmbë nga një kamion. I dëmtuari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

•Më datë 11.05.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit në kërkim E. K., 34 vjeç, sepse në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur ish të dashurën e tij 22-vjeçare. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(f.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet grabitja ne golem grabitja ne golem

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Maj 2021, 06:43

FUSHË KRUJË- Forcat Speciale kanë ‘zbarkuar’ në zonën e Fushë Krujës për kontrolle, mëngjesin e sotëm. Mësohet se efektivë të shumtë policie po ushtro...