Aktualitet

Të dënuar për korrupsion pasiv, ILD kërkon shkarkimin e tre gjyqtarëve të Durrësit dhe të Evgjeli Sinoymerit

12 Maj 2021, 09:40 Nga DOSJA
Të dënuar për korrupsion pasiv, ILD kërkon shkarkimin e tre

TIRANË– Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë i ka kërkuar Këshillit të Lartë Gjyqësor shkarkimin nga detyra të tre gjyqtarëve të Durrësit, të cilët u dënuam për korrupsion. Bëhet fjalë për Kliton Spahiun, Petraq Dhimitri dhe Petrit Çeno, të cilët u dënuan me burg, dënim i cili u konvertua në shërbim prove.

Ata akuzoheshin se kishin udhëtuar në tetor të vitit 2014 drejt Spanjës, për të parë ndeshjen e futbollit ‘El Classico’, midis Real Madridit dhe Barcelonës me shpenzimet e një biznesmeni shqiptar, Namik Sadikut. Në shkëmbim, ata kishin marrë një vendim në favor të Sadikut.

ILD-ja gjithashtu ka kërkuar edhe shkarkimin e e gjyqtares së Apelit në Tiranë, Evjeni Sinoymeri. Për këtë të fundit, ILD-ja nisi hetimet pasi kishte tre vjet që nuk paraqitej në punë ndonëse figuron aktualisht si gjyqtare në gjykatën e Apelit të Tiranës.

Sinoymeri, në nisje të procesit të vettingut i është drejtuar ish-këshillit të Lartë të Drejtësisë dy vite me parë me një kërkesë ku kërkonte për arsye familjare një leje dy vjeçare. Leja i është miratuar nga KLD e asaj kohe dhe ajo përfundonte në prill të vitit 2020. 

Por Sinoymeri i është drejtuar sërish me një kërkesë Këshillit të Lartë Gjyqësor ku i kërkonte sërish leje, por këtë herë kërkesa nuk është miratuar.

Po pavarësisht refuzimit, ajo nuk është kthyer në detyrë dhe vijon të qëndrojë në SHBA.

(F.M/DOSJA.AL)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet evjeni sinoymeri kliton spahiun namik sadiku petraq dhimitri petrit ceno evjeni sinoymeri kliton spahiun namik sadiku petraq dhimitri petrit ceno

Sondazh

Poll