Aktualitet

Mori një plumb në vithe, Marsel Rusi dërgohet në spitalin e traumës, arrestohet edhe shoku i tij (DETAJE)

12 Maj 2021, 07:25 Nga DOSJA
Mori një plumb në vithe, Marsel Rusi dërgohet në spitalin e

KORÇË– Të tjera detaje kanë dalë pas plagosjes së 33-vjeçarit Marsel Rusi mbrëmjen e djeshme në Korçë. Në rrethana ende të paqarta, 33-vjeçari mësohet se ka marrë një plumb në vithe dhe është dërguar për të marrë mjekim në spitalin e traumës, i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në momentin që ka mbërritur në spital, Rusi kishte shenja në kokë por nuk bëhet me dije shkaku nëse ka të bëjë me ngjarjen e mbrëmjes së djeshme apo jo.

Policia ka bërë me dije se ai është vetëplagosur dhe është arrestuar për veprën penale ‘kallëzimin i rremë’. Lidhur me ngjarjen është ndaluar edhe shoku i tij, Andi Adri i cili e ka shoqëruar në spital të plagosurin. Të dy këta persona akuzohen se kanë krijuar prova të rreme, me qëllim shmangien nga e vërteta e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Arrestohen në flagrancë për veprën penale “Kallëzimi i rremë”, i vetëplagosuri i ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme dhe shoku i tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në qytetin e Korçës, ku u vetëplagos me armë zjarri 33-vjeçari M. R., banues në Korçë, pas veprimeve hetimore të kryera bënë arrestimin në flagrancë të tij dhe shokut të tij shtetasit A. A., 32 vjeç, banues në Pogradec.

Shtetasit e mësipërm, kanë krijuar prova të rreme, me qëllim shmangien nga e vërteta e ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme hetimore.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet andi adri marsel rusi plagoset marsel rusi andi adri marsel rusi plagoset marsel rusi

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Maj 2021, 06:43

FUSHË KRUJË- Forcat Speciale kanë ‘zbarkuar’ në zonën e Fushë Krujës për kontrolle, mëngjesin e sotëm. Mësohet se efektivë të shumtë policie po ushtro...