Sport

Grushtet dhe nervozizmi i presidentit të Kastriotit kthehet në “hanxhar” për klubin, Komisioni i Disiplinës pezullon të

11 Maj 2021, 17:36 Nga DOSJA
Grushtet dhe nervozizmi i presidentit të Kastriotit kthehet në

SHQIPËRI-Stuhia e Komisionit të Displinës dhe Etikës mbi Kastriotin ishte e parashikueshme, pas ngjarjeve në Selman Stërmasi, por ndoshta jo në këtë shkallë. Asnjë tolerancë për krutanët, që kanë marrë kështu një goditje të rëndë pikërisht kur janë në luftë të ethshme për mbijetesë, në katër ndeshjen e fundit të Superiores. Alban Vogli, presidenti i klubit krutan “për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të neneve 54/3 dhe 48/2/b të KDS, dënohet me 18 (tetëmbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti”.

Kjo do të thotë që numri një i klubit e ka të ndaluar hyrjen në cdo stadium e aktivitet deri në përfundim të dënimit. Ashtu si edhe drejtorit teknik të Kastriotit Gazmend Vogli, i cili “për nxitjen e braktisjes së ndeshjes, në bazë të nenit 54/3 të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti”.

Për të fundosur krutanët përfundimisht ka ardhur edhe dënimi i trajnerit Ramadan Ndreu: “për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/2/a të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti”.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport alban vogli kastrioti alban vogli kastrioti

Sondazh

Poll