Aktualitet

Iu kundërpërgjigjën me të njëjtën monedhë? Lidhja e vrasjes së Everest Çakës me mënyrën e ekzekutimit të familjes s

12 Maj 2021, 07:24 Nga DOSJA
Iu kundërpërgjigjën me të njëjtën monedhë?

TIRANË– Everest Çaka alias Ibrahim Caka u vra në sy të bashkëshortes së tij, Silvana, e cila shpëtoi me një plumb në dorë, por skena që ka parë me sytë e saj do t’i mbetet gjithë jetën e fotografuar në tru. Viktima, 12 vite më parë ka qenë i arrestuar nga policia e Elbasanit për ekzekutimin e Gëzim Alikajt te Ura e Zaranikës në Elbasan. Në vitin 2007, viktimës iu ekzekutua vëllai, brenda një disco-je në Barcelonë.

Çaka, bashkë me Elton Hykën dhe Ardit Spahiun, akuzohej për ekzekutimin e shoferit, pasi vëllai i të ndjerit kishte qëlluar për vdekje vëllanë e Çakës në vitin 2007, brenda një disco-je në Barcelonë. Megjithatë akuzat nuk u provuan kurrë dhe Çaka u la i lirë, por kjo nuk është e vetmja ngjarje në të cilën dyshohet se ka gisht personi që u vra një ditë më parë në dy të gruas së tij.

Pas vrasjes së të vëllait, i cili njihej me nofkën “Noçe”, Everest Çaka dyshonte se ishte autor “Nel Çami”. Kështu mendohet se Çaka të ketë nisur hakmarrjen…

Si kundërpërgjigje të vrasjes së Noçes, u plagos me armë zjarri Bujar Mahmuti, vëllai i “Nel Çamit”. Pasi Bujar Mahmuti nuk vdiq, plumbat nuk u ndalën.  Në mars të vitit 2011, tre burrat e familjes Mahmuti, banues në qytetin e Elbasanit, mbyllën sytë në të njëjtin çast. Pak para se të shkonte ora 06;00 e mëngjesit, autori i krimit u fut fillimisht në dhomën e gjumit ku po flinte kryefamiljari Emin Mahmuti, 62 vjeç, me të birin, Xhelalin, 36 vjeç. Të dy kanë qenë duke fjetur përmbys kur autori me një armë pistoletë, e cila dyshohet të ketë qenë me silenciator, i ka qëlluar me nga një plumb pas koke, duke i lënë të vdekur në çast.

Edhe pse me silenciator, zhurma e armës, ka bërë që djali tjetër i familjes. Pëllumb Mahmutaj, 42 vjeç në atë kohë, të zgjohej. Ai ka dalë nga dhoma, po është përballur me vrasësin, i cili me dy plumba e la të vdekur. Më pas, autori i krimit, u fut në dhomën tjetër të gjumit, ku ishte bashkëjetuesja e Pëllumb Mahmutajt, Myzeje Qosja. Edhe këtë të fundit, vrasësi e qëlloi me dy plumba, por arriti të mbijetonte. Gruaja, dëshmitarja e vetme, si në rastin e Çakës, ka arritur të përmendet dhe të telefonojë njerëzit e saj. “Hajdeni se na vranë të gjithëve”, ka dhënë ajo alarmin.

Për këtë ngjarje është vënë në pranga Olsi Leku. Leku, i njohur me katër emra si: Jorgo Leku, Olsi Leku, Giorgo Lekou, Jorgo Lekou u vu në pranga në Athinë, pasi akuzohet se është autori i vrasjes së Gentian Beqirit dhe Nezir Beqirit (babë e bir), ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2012. Një gjurmë e lënë në dorezën e derës së dhomës së gjumit të familjes Mahmuti bëri që Leku t’i nënshtrohej edhe njëherë ekspertizës për të zbuluar nëse ka lidhje me këtë krim të rëndë apo jo. Ndërsa roli Çakës ende nuk dihet me saktësi, por një gjë është e sigurtë, hakmarrja mes tij dhe “Nel Çamit”, ekzistonte. Në një postim në Facebook, gazetari investigative Elton Qyno e cilësonte Everest Çakën si kundërshtar të Nel Çamit. Ky i fundit është vrarë gjithashtu në Spanjë.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet everest caka olsi leku vritet everest caka everest caka olsi leku vritet everest caka

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Maj 2021, 06:43

FUSHË KRUJË- Forcat Speciale kanë ‘zbarkuar’ në zonën e Fushë Krujës për kontrolle, mëngjesin e sotëm. Mësohet se efektivë të shumtë policie po ushtro...