Politike

‘Lapsi i vogël i vjedhjes së madhe të votave’/ LVV publikon një tjetër video: Numëruesi bën të pavlefshme votat e PD

11 Maj 2021, 16:14 Nga DOSJA
‘Lapsi i vogël i vjedhjes së madhe të votave’/ LVV

TIRANË– Lëvizja Vetëvendosje Tiranë ka bërë publike të tjera pamje nga numërimi i votave në zgjedhjet e 25 prillit. Ata bëjnë të ditur se numëruesi ka pasur në dorë një laps dhe ka bërë të pavlefshme çdo votë të dhënë për Partinë Demokratike.

Në videon e bërë publike, shihet që numëruesi zhgarravit me laps votat e PD-së, ndërsa ato për partitë e tjera kalojnë në një tjetër dorë.

POSTIMI:

Lapsi i vogël i vjedhjes së madhe të votave
Duke fshehur edhe dorën edhe lapsin, çfarë shenjash po vendos ky anëtar i Grupit Numërues nëpër fletë votime gjatë procesit të numërimit? Shikoni në të majtë anëtarin e Grupit të Numërimit në Vendin e Numërimit të Votave në datën 26 prill 2021.
Pamjet janë nxjerr nga videoxhirimet zyrtare të KQZ-së. Edhe për këtë rast ankesa është depozituar mbrëmë në KQZ/KAS.
Të merren menjëherë masa nga KQZ-ja dhe organet e drejtësisë! Zgjedhjet janë të pavlefshme, duhet vajtur në rivotim!
Tiranë, 11 maj 2021
Lëvizja VETËVENDOSJE!
Qendra në Shqipëri

Kjo nuk është video e vetme e bërë publike nga LVV për vjedhjen e votave në zgjedhjet e 25 prillit. Pas përfundimit të zgjedhjeve, LVV ka publikuar video që tregojnë mënyrën sesi numëruesit kanë ndërhyrë për të bërë ndryshime në vota.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lëvizja vetëvendosja lëvizja vetëvendosja

Sondazh

Poll