Politike

Spanja jep dritën jeshile për Shqipërinë, kryediplomatja: Jemi pro përshpejtimit të fillimit të negociatave

11 Maj 2021, 16:10 Nga DOSJA
Spanja jep dritën jeshile për Shqipërinë, kryediplomatja:

SPANJA– Spanja ka dhënë dritën jeshile për futjen e Shqipërisë në BE. Ministja e jashtme, Maria Aranzazu Gonzalez Laya, në një intervistë të dhënë është shprehur se nëse ndodh do të forconte stabilitetin dhe sigurinë në rajon.

Ne i shikojmë aspiratat e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit si një mënyrë për të stabilizuar atë rajon, duke i dhënë asaj një dimension të ri sigurie dhe perspektive,” -tha Ministrja e Jashtme spanjolle.

Sipas mediave të huaja, Spanja jo vetëm që është në favor të zgjerimit por është e angazhuar për të siguruar që të ketë një përshpejtim në fillimin e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të dy vendet që kanë bërë më shumë përparim.

Në një intervistë të dhënë me rastin e një vizite në Madrid nga kolegu i tij kroat, Gordan Grlic Radman, ministrja rikonfirmoi në të njëjtën kohë pozicionin e Spanjës kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës.

“Ne jemi qartë në favor të mbrojtjes së integritetit të shteteve. Kjo është arsyeja pse ne nuk e njohim Kosovën, por kemi thënë gjithashtu se shpresojmë në një rezultat pozitiv të dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit,“- tha Gonzalez Laya.

Së bashku me Spanjën, Greqia, Rumania, Qiproja dhe Sllovakia nuk e njohin pavarësinë e Kosovës në BE.

(d.a/dosja.al)

Lajmi kryesor/ Këshilli i BE: Duam hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, shteti ligjor është në qendër të procesit

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike gordan grlic radman integrimi i shqiperise ne be maria aranzazu gonzalez laya gordan grlic radman integrimi i shqiperise ne be maria aranzazu gonzalez laya

Sondazh

Poll