Politike

Këshilli i BE: Duam hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, shteti ligjor është në qendër të proc

11 Maj 2021, 16:38 Nga DOSJA
Këshilli i BE: Duam hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe

BRUKSEL– Këshilli i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme u mblodh ditën e djeshme për të diskutuar mbi integrimin dhe situatën në Ballkanin Perëndimor. Ditën e sotme ministrat për çështjet Evropiane të vendeve anëtare dhe ministrat e Jashtëm dhanë mesazhet e tyre për çështjen e hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Zëvendës Presidenti i Komisionit Evropian Maros Sefcoviç ka kërkuar nga shtetet anëtare dhënien e “dritës jeshile” për zhvillimin e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Mund të theksoj se nga ana e komisionit po punojmë shumë që të dyja vendet të mund të zhvillojnë konferencën e parë ndërqeveritare sa më shpejt të jetë e mundur. Zgjerimi është një proces mjaft kërkues. Ne i kemi dhënë rëndësi të veçantë shtetit të së drejtës dhe të gjitha çështjeve të ndjeshme që duhen vendosur në negociata, me ato i mbyllim kapitujt.”– tha ai gjatë konferencës së mbajtur ditën e sotme në Bruksel.

Në datë 1 Janar të këtij viti Portugalia mori presidencën e radhës gjashtëmujore të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Ndërkohë që Ana Paula Zacarias, Sekretare e Shtetit për Çështjet Evropiane të Portugalisë u shpreh se BE po mundohet të gjejë një rrugëzgjidhje për hapjen e negociatave.

’Ne diskutuam për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, çështjen e anëtarësimit. Po përpiqemi për një zgjidhje të përbashkët, që dy vendet të nisin procesin e anëtarësimit. Çfarë mund të them në këtë pikë, shteti ligjor është në qendër të procesit. Në procesin e angazhimit për afrimin drejt BE.”– tha ajo.

Spanja gjithashtu ka dhënë dritën jeshile për futjen e Shqipërisë në BE. Ministja e jashtme, Maria Aranzazu Gonzalez Laya, në një intervistë të dhënë është shprehur se nëse ndodh do të forconte stabilitetin dhe sigurinë në rajon.

Ne i shikojmë aspiratat e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit si një mënyrë për të stabilizuar atë rajon, duke i dhënë asaj një dimension të ri sigurie dhe perspektive,” -tha Ministrja e Jashtme spanjolle.

Spanja jo vetëm që është në favor të zgjerimit por është e angazhuar për të siguruar që të ketë një përshpejtim në fillimin e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të dy vendet që kanë bërë më shumë përparim.

Ditën e djeshme Shefi i politikës së jashtme të BE-së Joseph Borrel, theksoi se integrimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE është një fokus kryesor i unionit dhe theksoi se ata nuk ka pasur asnjëherë qëllim për të ndarë vendet në rrugën e tyre të integrimit. Po dje KE i ka kërkuar përmes një letre vendeve anëtare të hapin sa më parë të jetë e mundur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Procesi i integrimit i Shqipërisë në Bashkimin Europian (BE) është konsideruar si prioriteti më strategjik kombëtar, i cili udhëheq axhendën qeverisëse të vendit. Që nga qershori i viti 2014, Shqipëria gëzon statusin e vendit kandidat për në BE. Megjithatë kriteret e vendosura nga Bashkimi Europian për anëtarësim janë parakushte për kalimin e fazës tjetër të procesit, i cili është ai i hapjes së negociatave.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ana paula zacarias integrimi i shqiperise ne be maria aranzazu gonzalez laya maros sefcovic ana paula zacarias integrimi i shqiperise ne be maria aranzazu gonzalez laya maros sefcovic

Sondazh

Poll