Politike

‘Zgjerimi është një proces kërkues’, zv. presidenti i KE: Duhet të japim një sinjal pozitiv për Ballkanin Perëndimor

11 Maj 2021, 14:47 Nga DOSJA
‘Zgjerimi është një proces kërkues’, zv.

BRUKSEL– Zëvendës president i Komisionit Europian për Marrëdhëniet Ndërinstitucionale, Maros Sefcovic tha ditën e sotme se shteti i së drejtës është parametri kryesor për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Mund të theksoj se nga ana e komisionit po punojmë shumë që të dyja vendet të mund të zhvillojnë konferencën e parë ndërqeveritare sa më shpejt të jetë e mundur. Zgjerimi është një proces mjaft kërkues. Ne i kemi dhënë rëndësi të veçantë shtetit të së drejtës dhe të gjitha çështjeve të ndjeshme që duhen vendosur në negociata, me ato i mbyllim kapitujt.”– tha ai gjatë konferencës së mbajtur ditën e sotme në Bruksel.

Mendoj se shteti i së drejtës do jetë parametri kryesor për negociatat. Duhet të japim një sinjal pozitiv për Ballkanin Perëndimor dhe shpresoj shumë që brenda presidencës portugeze të mbahet konferenca e parë”, shtoi Sefcovic.

Ai theksoi se nga ana e KE po punohet që dy qeveritë të mbajnë një konferencë ndërqeveritare brenda presidencës së Portugalisë. Ndërkohë të njëjtën ide mbështeti dhe Ana Paula Zacarias, sekretarja e Portugalisë për Çështjet e Europës.

(d.a/dosja.al)

Lajmi kryesor/ Këshilli i BE: Duam hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, shteti ligjor është në qendër të procesit

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike integrimi i shqiperise ne be maros sefcovic integrimi i shqiperise ne be maros sefcovic

Sondazh

Poll

Politike 11 Maj 2021, 08:22

TIRANË- Ka nisur sot zyrtarisht punën Komisioni Hetimor i ngritur për shkarkimin e presidentit të Republikës, Ilir Meta. Në mbledhjen që po zhvillohet në K...