Aktualitet

E kishin kthyer hotelin në ambient prostuticioni, policia jep DETAJE, bie në pranga pronari, administratori dhe dy punonjëse,

12 Maj 2021, 07:09 Nga DOSJA
E kishin kthyer hotelin në ambient prostuticioni, policia jep DETAJE, bie

POGRADEC– Policia ka dhënë njoftimin zyrtar për goditjen e një rasti prostuticioni në një hotel në Progradec, ku kanë përfunduar në pranga 4 persona, mes tyre edhe një e mitur. Blutë bëjnë me dije se mes personave që kanë rënë në pranga, është pronari, administratorja e hotelit, si dhe dy persona të tjerë. Në operacionin e finalizuar “Restart”, si u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i R. C., 35 vjeç, M. K., 34 vjeçe, E. Z., 36 vjeçe dhe M. S., 17 vjeçe, banues në Pogradec.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Restart”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e ushtrimit e shfrytëzimit të prostitucionit.

Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Pogradec dhe Sektori për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë Pogradec, pas një pune hetimore disajavore.

Vihen në pranga 4 shtetas, midis tyre pronari dhe administratorja e hotelit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec, në vijim të punës për goditjen e aktiviteteve kriminale të ushtrimit dhe shfrytëzimit të prostitucionit, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Restart”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve R. C., 35 vjeç, M. K., 34 vjeçe, E. Z., 36 vjeçe dhe M. S., 17 vjeçe, banues në Pogradec.

Në bazë të punës hetimore disajavore, provave të grumbulluara dhe kontrollit të ushtruar në një subjekt bar-kafe dhe hotel në Tushemisht, Pogradec, në pronësi të shtetasit R. C., u arrit të dokumentohej se ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasen M. K. (në rolin e administratores) dhe dy shtetaset e tjera, në mënyrë të organizuar lejonin dhe ushtronin veprimtarinë e prostitucionit në ambientet e këtij hoteli.

Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se shtetasja M. K. nuk kishte kryer regjistrimin e subjektit pranë organeve tatimore.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprat penale “Prostitucioni”, “Shfrytëzimi i prostitucionit” kryer në bashkëpunim, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 4 persona ne pogradec prostitucion ne pogradec arrestohen 4 persona ne pogradec prostitucion ne pogradec

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Maj 2021, 06:43

FUSHË KRUJË- Forcat Speciale kanë ‘zbarkuar’ në zonën e Fushë Krujës për kontrolle, mëngjesin e sotëm. Mësohet se efektivë të shumtë policie po ushtro...