20 vjeç dhe kushëri me viktimën! Momenti kur personi ‘misterioz’ del nga makina e Bledar Birçajt pas vrasjes, ishte ulur
12 Maj 2021, 06:59Nga DOSJA
TIRANË– Dosja.alka mësuar detaje të reja në lidhje me personin e tretë që ndodhej në makinë ne Bledar Birçajn, në momentin që ky i fundit u ekzekutua. Mësohet se djali në fjalë është 20 vjeç dhe ishte kushëri me viktimën. Ai ishte ulur pas sediljes ku ndodhej oficeri i antidrogës dhe kamerat e sigurisë e kanë pikasur teksa del nga makina.
Siç shihet edhe në videon e prerë që ju sjell Dosja.al, pasi del efektivi Granit Deromema, del edhe i riu nga dera e pasme. (shiko rrethin e kuq)
Përpara grupit hetimor, i riu të cili ende nuk i është zbardhur identiteti ka thënë se në momentin që ka ndodhur krimi po lunate në rrjetet sociale dhe se nuk ka parë asghjë. Ai është shprehur i tronditur për ngjarjen dhe nuk ka qenë në gjendje të jepte shumë përgjigje.
“Jam i tronditur. Isha në telefon, po shikoja rrjetet sociale. Jam shumë i tronditur,”- mësohet të ketë thënë i riu. Ndërsa polici ka rrëfyer gjithashtu se ishte tronditur pasi vrasësit u kishin zënë direct rrugën. Ai ka thënë se kishte menduar se e kishin kapur plumbat dhe kishte ikur me vrap.
Si u vra biznesmeni Bledar Birçaj?
Biznesmeni Bledar Birçaj, 40 vjeç, një person me të shkuar kriminale u ekzekutua me breshëri kallashnikovi në lagjen “Hajro Çakërri” në zonën e njohur si “Bishti i Kalldrëmit” në Vlorë, teksa udhëtonte me një automjet të llojit ‘X5’, i shqëruar nga një efektiv anti-droge dhe një tjetër person. 15 të shtëna lëshuan autorët, shtatë prej të cilave përfunduan në trupin e Birçajt. Birçaj kishte një muaj që ishte kthyer nga Spanja. Ai rezulton të jetë vënë në pranga në vitin 2011 për një vrasje, por Gjykata ka pushuar hetimet, duke e lënë të lirë. Kjo është një nga pistat që ka në tavolinë grupi hetimor, ndërsa po hetohet aktiviteti i tij jashtë vendit.
(f.m/Dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
DURRËS– Ditën e somte policia ka finalizuar operacionin anti-drogë në lagjen 13 të Durrësit, të nisur që prej ditës së djeshme ku u vunë në pranga dy perso...
Aktualitet12 Maj 2021, 06:43
FUSHË KRUJË- Forcat Speciale kanë ‘zbarkuar’ në zonën e Fushë Krujës për kontrolle, mëngjesin e sotëm. Mësohet se efektivë të shumtë policie po ushtro...
TIRANË– Gazetari Mentor Kikia është shprehur se turimi në vendin tonë është përqendruar vetëm në disa pika kryesore, duke lënë mënjanë pjesën tjetër të tur...
TIRANË– Dosja.al ka siguruar pamjet e makinës ”Mercedes Benz” që u përdor nga autorët të cilët ekzekutuan Everest Çakën një ditë më parë në Elbasan....
TIRANË– Një efektive policie ka bërë “namin” në rrjetin social të Tik Tok duke publikuar herë pas herë video nga ditët e punës.Videot me uniformën “blu” ka...
TIRANË– Paraditja mbetet ne ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas herëshme. POR mesdita sjellë zhvillim të vranësirave duke rrezikuar s...
ELBASAN– Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë mbrëmjes së kaluar në aksin rrugor Tiranë-Elbasan. Një automjet ka përplasur një motor në afërsi të rrethrrotulli...
TIRANË– Shqipëria u rendit si prodhuesi më i madh i kanabisit në Ballkanin Perëndimor dhe një nga nyjet më të rëndësishme në Rajon për përpunimin dhe...