Aktualitet

12 Maj 2021, 06:43 Nga DOSJA

FUSHË KRUJË- Forcat Speciale kanë ‘zbarkuar’ në zonën e Fushë Krujës për kontrolle, mëngjesin e sotëm. Mësohet se efektivë të shumtë policie po ushtrojnë kontrolle në banesa, biznese si dhe kanë ngritur pika ndalimi në akse të shumta rrugore, ku kanë indicjen se mund të ndodhen persona me rrezikshmëri të lartë.

Këto kontrolle vijnë një ditë pas vrasjes së Everestës Çakës, ngjarje e ndodhur një ditë më parë në Elbasan. E plagosur mbeti edhe gruaja e Çakës, Silvana. Ndërsa dy ditë më aprë u ekzekutua një tjetër person në Vlorë.

Bëhet fjalë për biznesmenin Bledar Birçaj, i cili u ekzekutua me breshëri kallashnikovi në zonën e njohur si “Bishti i Kaldrëmit”. Kontrollet në zonën e Fushë Krujës pritet të hedhin dritë mbi këto atentate. Kjo zonë, edhe nga gazetarët investigativë, është cilësuar si një ‘shkollë’ për vrasësit me pagesë. 

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet bledar bircaj everest caka kontrolle në fushe kruje vritet bledar bircaj vritet everest caka bledar bircaj everest caka kontrolle në fushe kruje vritet bledar bircaj vritet everest caka

Sondazh

Poll