Aktualitet

E përdorën ‘KILLERA’-t për të vrarë Everest Çakën, dalin pamjet e “Benz”-it të djegur në Golem, makina pa targa

12 Maj 2021, 06:27 Nga DOSJA
E përdorën ‘KILLERA’-t për të vrarë Everest

TIRANËDosja.al ka siguruar pamjet e makinës ”Mercedes Benz” që u përdor nga autorët të cilët ekzekutuan Everest Çakën një ditë më parë në Elbasan. Mjeti u gjet i djegur mbrëmjen e kaluar rreth orës 22:00 në fshatin Kryemëdhenj të Golemit.

Makina ishte pa targa dhe u gjet në flakë, të cilat u shuan më vonë në mënyrë që të mund të ruhej ndonjë gjurmë e autorëve. Mjeti është sekuestruar dhe për momentin ndodhet në duart e ekspertëve të kriminalistikës.

Nga ana tjetër, sot janë shoqëruar 25 persona në polici në lidhje me atentatin që iu bë Çakës. Deri më tani mësohet se ekzekutimi i Everest Çakës alias Ibrahim Çaka në sy të gruas ëhstë bërë me silenciator dhe nga vrasës me pagesë të cilët kanë qenë profesionistë. Caka u vra në sy të gruas teksa shkonte tek prindërit e saj në lagjen “Skënderbej” të Elbasanit.

Dëshmia e bashkëshortes së Cakës, Silvana pritet të hedhë dritë mbi ngjarjen. Ajo mori një plumb në dorë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pista kryesore ku po hetohet është ajo e hakmarrjes, pasi viktima është akuzuar 11 vite më parë për vrasjen e një shoferi. 

Kush ishte Everest Çaka?

Everest Çaka 12 vite më parë ka qenë i arrestuar nga policia e Elbasanit për ekzekutimin e Gëzim Alikajt te Ura e Zaranikës në Elbasan. Në vitin 2007, viktimës iu ekzekutua vëllai, brenda një disco-je në Barcelonë. Çaka, bashkë me Elton Hykën dhe Ardit Spahiun, akuzohej për ekzekutimin e shoferit, pasi vëllai i të ndjerit kishte qëlluar për vdekje vëllanë e Çakës në vitin 2007, brenda një disco-je në Barcelonë. Megjithatë akuzat nuk u provuan kurrë dhe Çaka u la i lirë.

Çaka është djali i tezes, Ardit alias Arjan Spahiu, i cili është ekzekutuar në Belgjikë. Ky i fundit është kunati i Erion Alibejt, i cili është i arrestuar tashmë si porositës i disa atentateve që kanë tronditur Elbasanin. 

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet everest caka silvana çaka vritet everest caka everest caka silvana çaka vritet everest caka

Sondazh

Poll