Aktualitet

10 plumba në bark! Everest Çaka u vra pasi mori gruan nga puna dhe u nis tek vjehrrit, dy persona me të zeza u prenë rrugën

12 Maj 2021, 05:45 Nga DOSJA
10 plumba në bark! Everest Çaka u vra pasi mori gruan nga puna dhe u

ELBASAN– Everest Çaka alias Ibrahim Çaka një person me precedent kriminalë është ekzekutuar me dhjetë plumba. Një ditë pas atentatit të ndodhur në lagjen “Skënderbej”, Dosja.al ka mësuar se në drejtim të mjetit “Opel”, brenda të cilit ndodhej Çaka me bashkëshorten e tij Silvana, të cilën sapo e kishte marrë nga puna dhe ishin nisur për tek prindërit, kanë qëlluar dy persona me breshëri plumbash. Ata kanë lëshuar 15 plumba dhe dhjetë prej tyre kanë përfunduar në zonën e barkut të Çakës. Ekspertiza ka treguar se Çaka është qëlluar nga një distancë e afërt.

Bashkëshortja e shënjestrës mori vetëm një plumb në dorë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ajo wshtw marrw nw pyetje dhe ka treguar se fillimisht janë përplasur me makinë, e pwr pasojw ka menduar se kanë pësuar një aksident. Më pas, Çaka shton se ka parë që nga ana e shoferit ka dalë vrasësi dhe ka qëlluar të shoqin e saj me breshëri plumbash duke e lënë të vdekur në vend.

Megjithatë, paraprakisht është raportuar se autorët ishin të veshur e të maskuar me ë zeza. Nga ana tjetër, nën cilësinë e personave në dijeni të ndodnjë konflikti të Çakës apo dëshmitarë të krimit, 25 të tjerë janë shoqëruar në polici për tu marrë në pyetje. Nga dëshmia e tyre pritet të dalin edhe detaje të tjera nga organizimi i vrasjes, që deri më tani dyshohet se është kryer nga vrasës me pagesë.

Eleminimi i viktimës është bërë në mënyrë profesioniste, të paktën kjo është ajo që hetuesit kanë mundur të nxjerrin në dritë deri më tani. Pengesë në hetime është mungesa e filmimit qartë të kamerave të sigurisë, pasi në zonën ku ndodhi ekzekutimi, ndriçimi ishte i ulët. Një tjetër dëshmi kryesore që mund të zbardhë ngjarjen është ajo e një banori të lagjes “Skënderbej” që ndodhej rastësisht aty pranë në makinën e tij duke pritur për të shoqëruar të ëmën e tij për ta shoqëruar në banesë.

Dosja.al ka siguruar edhe pamjet e makinës ”Mercedes Benz” që u përdor nga autorët të cilët ekzekutuan Everest Çakën një ditë më parë në Elbasan. Mjeti u gjet i djegur mbrëmjen e kaluar rreth orës 22:00 në fshatin Kryemëdhenj të Golemit. Makina ishte pa targa dhe u gjet në flakë, të cilat u shuan më vonë në mënyrë që të mund të ruhej ndonjë gjurmë e autorëve. Mjeti është sekuestruar dhe për momentin ndodhet në duart e ekspertëve të kriminalistikës.

Kush ishte Everest Çaka?

Everest Çaka 12 vite më parë ka qenë i arrestuar nga policia e Elbasanit për ekzekutimin e Gëzim Alikajt te Ura e Zaranikës në Elbasan. Në vitin 2007, viktimës iu ekzekutua vëllai, brenda një disco-je në Barcelonë. Çaka, bashkë me Elton Hykën dhe Ardit Spahiun, Çaka akuzohej për ekzekutimin e shoferit, pasi vëllai i të ndjerit kishte qëlluar për vdekje vëllanë e Çakës në vitin 2007, brenda një disco-je në Barcelonë. Megjithatë akuzat nuk u provuan kurrë dhe Çaka u la i lirë. Çaka është edhe djali i tezes së Ardit alias Arjan Spahiu, i cili është ekzekutuar në Belgjikë. Ky i fundit është kunati i Erion Alibejt, i cili është i arrestuar tashmë si porositës i disa atentateve që kanë tronditur Elbasanin. 

Megjithatë akuzat nuk u provuan kurrë dhe Çaka u la i lirë, por kjo nuk është e vetmja ngjarje në të cilën dyshohet se ka gisht personi që u vra një ditë më parë në dy të gruas së tij. Pas vrasjes së të vëllait, i cili njihej me nofkën “Noçe”, Everest Çaka dyshonte se ishte autor “Nel Çami”. Kështu mendohet se Çaka të ketë nisur hakmarrjen…

Si kundërpërgjigje të vrasjes së Noçes, u plagos me armë zjarri Bujar Mahmuti, vëllai i “Nel Çamit”. Pasi Bujar Mahmuti nuk vdiq, plumbat nuk u ndalën.  Në mars të vitit 2011, tre burrat e familjes Mahmuti, banues në qytetin e Elbasanit, mbyllën sytë në të njëjtin çast. Të dy kanë qenë duke fjetur përmbys kur autori me një armë pistoletë, e cila dyshohet të ketë qenë me silenciator, i ka qëlluar me nga një plumb pas koke, duke i lënë të vdekur në çast.

Edhe pse me silenciator, zhurma e armës, ka bërë që djali tjetër i familjes. Pëllumb Mahmutaj, 42 vjeç në atë kohë, të zgjohej. Ai ka dalë nga dhoma, po është përballur me vrasësin, i cili me dy plumba e la të vdekur. Më pas, autori i krimit, u fut në dhomën tjetër të gjumit, ku ishte bashkëjetuesja e Pëllumb Mahmutajt, Myzeje Qosja. Edhe këtë të fundit, vrasësi e qëlloi me dy plumba, por arriti të mbijetonte. Gruaja, dëshmitarja e vetme, si në rastin e Çakës, ka arritur të përmendet dhe të telefonojë njerëzit e saj. “Hajdeni se na vranë të gjithëve”, ka dhënë ajo alarmin. Për këtë ngjarje është vënë në pranga edhe Olsi Leku, ndërsa roli i Çakës nuk dihet ende me saktësi.

(kle.mu;f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet everest caka nel cami silvana çaka vritet everest caka everest caka nel cami silvana çaka vritet everest caka

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Maj 2021, 20:33

ELBASAN– Atentati ndaj Everest Çakës ka tronditur sot qytetin e Elbasanit. Pasi kanë nxjerrë nga makina tip “Opel”, trupin e pajetë të ...