Aktualitet

Vendimi për Dajtin, në polici gjyqtari Skënder Damini, 17 mijë euro dhe armatime në banesë (VD)

15 Shkurt 2019, 08:07 Nga DOSJA
Vendimi për Dajtin, në polici gjyqtari Skënder Damini, 17

SHQIPERI- Në polici është shoqëruar gjyqtari i Apelit të Vlorës, Skënder Damini pasi disa kontrolleve blic që po kryen nga FNSH-ja dhe në dy banseat e tij u gjetën 17 mijë euro cash dhe municione luftarake. 

Kontrolle të imtësishme po kryen në disa nga banesat e 2 prej gjyqtarëve të tjerë, Petrit Aliajt dhe Aleks Nikollës që dhanë dënimin për Dritan Dajtin me 25 vite burg (Lexo këtu).  

Ndëkohë ka reaguar edhe Policia Shtetit e cila njofton se aksion po vijon ende dhe se janë gjetur një sasi municioni, mijëra euro dhe prova të tjera në banesat e gjyqtarëve. 

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur procedim penal ndaj gjyqtarëve,  Skënder Daminit, Petrit Aliajt dhe Aleks Nikollës për veprat penale korrupsion aktiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të lartë të drejtësisë, dhe shpërdorim të detyrës.

Mësohet se kontrollet po kryen nga forcat speciale të policisë pas lëshimit të urdhrave të kontrollit nga Gjykata  në 4 qytete të ndryshme ku jetojnë gjyqtarët dhe në 5 banesa që disponohen prej tyre.

Dosja.al ka siguruar pamje nga aksioni i policisë teksa kryen kontroll në banesën e gjyqtarit Skënder Damini në Vlorë.  Gjyqtari Damini ka dy aparatamente në pronësi, një Vlorë dhe një në Tiranë.

Edhe Petrit Aliaj ka dy shtëpi, një në Sarandë në lagjen numër dy, dhe një në Tiranë. Ndërsa gjyqtari Aleks Nikolli ka një banesë në Lezhë. 

Kujtojmë që trupa gjykuese që dha këtë vendim përbëhet nga Fuat Vjerdha, kryetar i Gjykatës së Apelit në Shkodër, kreu i grupit gjykues, Lindita Hoxha, Aleks Nikolli, gjyqtarë në Gjykatën e Apelit Shkodër si dhe Petrit Aliaj dhe Skënder Damini, të cilët janë gjyqtarë të Apelit në Vlorë. 

Duhet të themi se dy gjyqtarët Fuat Vjerdha dhe Lindita Hoxha, kërkuan që Dritan Dajti të dënohet me burgim të përjetë por vendmi u morr në bazë të shumicës.(lexo këtu)

Për këtë vendim reagoi edhe ministrja e Drejtësisë Eltida Gjoni e cila kërkoi edhe shkarkimin e tre gjyqtarëve që kërkuan dënimin me 25 vite burg për Dajtin. (lexo këtu)

Duke iu përgjigjur interesimit shumë të madh të medias, Policia e Shtetit konfirmon aksionin e ndërmarrë nga forcat speciale, në zbatim të urdhrit nr. 89, datë 14 shkurt 2019, të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, për të ushtruar kontroll në banesat e tre gjyqtarëve, të cilët zbutën dënimin e Dritan Dajtit.

(J.v/f.g/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aleks nikolla kontrolle petrit aliaj skender damini vendimi per dritan dajtin aleks nikolla kontrolle petrit aliaj skender damini vendimi per dritan dajtin

Sondazh

Poll