Aktualitet

Panë të gjithë skenën e krimit, vetëdorëzohen ne polici shokët e Mehmet Qemës

11 Maj 2021, 12:29 Nga DOSJA
Panë të gjithë skenën e krimit, vetëdorëzohen ne

TIRANË– Të gjithë shokët e Mehmet Qemës, të cilët ishin prezent në momentin kur ndodhi vrasja janë vetëdorëzuar. Mësohet se të rinjtë janë paraqitur vetë në komisiariat.

Erlind Peka, Bralid Aga, Blerim Hoti dhe Xhuljano Koçi janë të rinjtë që u dorëzuan në polici pasi ishin në kërkim për moskallëzim krimi dhe ‘Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Ndërkohë më herët është doëzuar në polici dhe autori i ngjarjes, Marjus Dema. Përballë efektivëve ai është shprehur se nuk e bëri me qëllim e se i vjen keq për shokun që u nda nga jeta.

Si ndodhi ngjarja?

Ngjarja e rëndë ndodhi një natë më parë pas orës 23:00. Qema bashkë më miqtë e tij po luanin lojën e rrezikshme ‘ruleta ruse’. Ishte Marjus Dema, ai që mori armën dhe siç e do zakoni qëlloi në drejtim të shokut, të cilit i ra fati i keq për të marrë plumbin e pistoletës me mulli.

Qema u dërgua në spital nga miqtë e tij, por fatkeqësisht mbërriti i pajetë në duart e bluzave të bardha. Dema u vetëdorëzua bashkë me një tjetër, Frenkli Myftari. Ndërsa aktualisht janë në kërkim edhe katër të tjerë: Erlin Peka, Blerim Hoti, Braild Aga dhe Xhuliano Koçi.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet marjus dema vritet mehmet qema marjus dema vritet mehmet qema

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Maj 2021, 11:43

DIBËR- Policia e Shtetit ka dhënë informacionet e para pas çlirimit të gazit në Martanesh. Policia sqaron se një 50-vjeçar, minator në galeri...