Aktualitet

Asfiksimi i minatorëve, prefekti i Dibrës tregon detaje: U bllokuan dy punëtorë në fillim, shokët shkuan t’i ndihmonin p

11 Maj 2021, 12:16 Nga DOSJA
Asfiksimi i minatorëve, prefekti i Dibrës tregon detaje: U bllokuan dy

DIBËR– Nexhmedin Shehu, prefekti i Dibrës ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Martanesh ku mbetën të plagosur disa minatorë. Në një prononcim për mediat, Shehu ka thënë se në fillim janë bllokuar dy minatorë, por shokët e tyre kanë dashur që tu vijnë në ndihmë.

Më pas, këta të fundit janë bllokuar edhe vetë brenda galerisë. Të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Një prej minatorëve ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. 

“Të dhënat e fundit në galerinë në zonën e re të Krastës. Ka ndodhur një shpërthim gazi dhe dy punëtorët janë asfiksuar. Shokët e tyre u kanë vajtur në ndihmë dhe janë asfiksuar. Njëri do transportohet drejt Tiranës. Ndërsa dy të tjerët janë në gjendje më të mirë. Kanë qenë dy punëtorë brenda galerisë. Janë helmuar. Kanë vajtur shokët dhe i kanë nxjerrë nga galeria. Ata janë transportuar në spital. Tre janë dërguar. Tjetri është më rëndë dhe pritet të transportohet në Tiranë. Minatorët kanë qenë në galeri për nxjerrë shokët e tyre. Mund të ketë pasur zona me gaz. Nuk e di nëse ka pasur apo jo tub ajrimi. Minatorët kanë dalë dhe po trajtohen në spital,”– tha Shehu. 

Lajmi kryesor: Shembet galeria në Martanesh/ Dy minatorë të plagosur, njëri në gjendje të rëndë, transportohet me helikopter drejt spitalit të Traumës

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet nexhmedin shehu shembet galeria ne martanesh nexhmedin shehu shembet galeria ne martanesh

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Maj 2021, 11:43

DIBËR- Policia e Shtetit ka dhënë informacionet e para pas çlirimit të gazit në Martanesh. Policia sqaron se një 50-vjeçar, minator në galeri...