Aktualitet

11 Maj 2021, 11:43 Nga DOSJA

DIBËR- Policia e Shtetit ka dhënë informacionet e para pas çlirimit të gazit në Martanesh. Policia sqaron se një 50-vjeçar, minator në galeri po punonte me gjenerator për të salduar vagonat. Gjeneratori ka pësuar defekt dhe ka lëshuar gaz. Për pasojë, minatori është asfiksuar. Edhe dy kolegët e tij të cilët kanë shkuar për ta ndihmuar janë asfiksuar.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Me datë 11.05.2021, rreth orës 12.30, në një subjekt minerar në zonën e Martaneshit, shtetasi Sh. E., rreth 50 vjeç, duke salduar brenda në galeri me gjenerator, paraprakisht dyshohet se si pasojë e gazit të çliruar nga gjeneratori është aksifksuar, dhe në ndihmë të tij kanë shkuar dhe dy punëtorë të tjerë, shtetasit A. J., dhe M. H., të cilët janë askfiksuar dhe kanë shfaqur probleme shëndetësore.

Shtetasit e lartëpërmendur janë nxjerrë nga galeria dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon hetimi për zbardhjen e plotë shkaqeve ngjarjes.

(F.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet shembet galeria ne martanesh shembet galeria ne martanesh

Sondazh

Poll