Aktualitet

Mblidhet KLP-ja, tre vendimet e marra sot: Lazër Çardaku caktohet Drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së P

11 Maj 2021, 12:01 Nga DOSJA
Mblidhet KLP-ja, tre vendimet e marra sot: Lazër Çardaku caktohet

TIRANË– Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka marrë sot disa vendime. Mbledhja është zhvilluar përmes platformës on-line në prani të të gjithë anëtarëve si dhe të përfaqësuesëve të Ministrisë së Drejtësisë dhe programeve të asistencës për zbatimin e reformës në drejtësi, EURALIUS dhe OPDAT.

Mësohet se gjatë mbledhjes është është caktuar z. Moisi Duda si relator për pozicionin vakant i Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit, Tiranë dhe z. Vatë Staka si relator për pozicionin vakant i Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës.

Këshilli vendosi me shumicë votash, për caktimin e përkohshëm të z. Lazër Çardaku në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Shkodër.

Vendimi:

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zhvilluar sot, më 11.05.2021, mbledhjen plenare të radhës përmes platformës on-line. Mbledhja është zhvilluar në prani të të gjithë anëtarëve si dhe të përfaqësuesëve të Ministrisë së Drejtësisë dhe programeve të asistencës për zbatimin e reformës në drejtësi, EURALIUS dhe OPDAT.

Me propozim të z. Sandër Beci dhe me miratimin e të gjithë anëtarëve, rendit të ditës iu shtua propozimi për caktimin me short të dy relatorëve nga anëtarët e Komisionit të Zhvillimit të Karrierës, për fillimin e procedurës së ngritjes në detyrën e Drejtuesit për kandidatet që kanë kaluar procesin e verifikimit. Pas hedhjes së shortit është caktuar z. Moisi Duda si relator për pozicionin vakant i Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit, Tiranë dhe z. Vatë Staka si relator për pozicionin vakant i Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës.

Duke iu përmbajtur rendit të ditës, Këshilli vendosi me shumicë votash, për caktimin e përkohshëm të z. Lazër Çardaku në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Shkodër.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet mblidhet klp-ja mblidhet klp-ja

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Maj 2021, 11:43

DIBËR- Policia e Shtetit ka dhënë informacionet e para pas çlirimit të gazit në Martanesh. Policia sqaron se një 50-vjeçar, minator në galeri...