Aktualitet

Kërkohet nga autoritetet turke, Prokuroria e Tiranës regjistron procedim penal ndaj biznesmenit turk Faruk Ozer

11 Maj 2021, 12:26 Nga DOSJA
Kërkohet nga autoritetet turke, Prokuroria e Tiranës regjistron

TIRANË– Prokuroria e Tiranës ka rregjistruar procedim penal ndaj biznesmenit turk Faruk Ozer, i cili është në kërkim nga autoritetet turke për vjedhje të kriptomonedhave.

Biznesmeni turk nuk është vetëm një shtetas i shpallur në kërkim dhe kërkohet kapja e tij, por drejtësia shqiptare nis ndaj tij procedim penal për mashtrim kompjuterik.

27-vjeçari Ozer është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet policore turke dhe nga Sekretariati i Përgjithshëm i Interpolit në Lyon pasi rezulton i dyshuar për mashtrim në shtetin turk nëpërmjet valutës elektronike bitcoin që kap vlerën rreth 2 miliardë dollar.

Faruk Ozer rezulton të jetë futur në Shqipëri nga pika e kalimit kufitar të Rinasit më 20 prill të këtij viti, ndërkohë që kanë dalë dhe pamje filmike nga momenti kur ai është akomoduar në një prej hoteleve të kryeqytetit, nga një shtetas shqiptar, i cili ka deklaruar se nuk ishte në dijeni të veprës penale që kishte kryer biznesmeni turk.

Nga ana e tij, Faruk Ozer mohoi akuzat në një deklaratë në Twitter. Ai tha se kompania ishte në shënjestër të një fushate shpifjesh. Sipas tij, kompania pezulloi përkohësisht aktivitetin, pasi llogaritë treguan një aktivitet të pazakontë për shkak të një sulmi kibernetik. Ozer gjithashtu tha që pretendimet se paratë ishin zhdukur ishin të pavërteta, ndërkohë që mbetet e paqartë se pse ai nuk është dorëzuar ende, sa kohë që beson në pafajësinë e tij.

Policia shqiptare ka dhënë një shpërblim prej 50 mijë dollarësh, për të gjithë personat që japin informacion mbi vendodhjen e tij.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet faruk fatih ozer fatih faruk özer faruk fatih ozer fatih faruk özer

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Maj 2021, 11:43

DIBËR- Policia e Shtetit ka dhënë informacionet e para pas çlirimit të gazit në Martanesh. Policia sqaron se një 50-vjeçar, minator në galeri...