Aktualitet

Pamjet nga vila e bardhë në ‘5 Maj’!/ Banda kishte ngritur brenda saj laborator Bitcoin-i, vrasja e Mehmet Qemës ndodhi p

11 Maj 2021, 12:09 Nga DOSJA
Pamjet nga vila e bardhë në ‘5 Maj’!/ Banda kishte ngritur

TIRANË– ‘White house’ në ‘5 Maji’ është vendi ku ndodhi vrasja me armë zjarri e Mehmet Qemës nga shoku i tij, Marjus Dema. Vila e bardhë, ishte streha e djemve, ku brenda saj kishin ngritur dhe një laborator për krijimin e Bitcoin-it.

Aktualisht është arrestuar Marjus Dema, personi i cili qëlloi me armë zjarri drejt Mehmet Qemës. Përballë efektivëve ai ka shpërthyer në të qara duke u shprehur se nuk e bëri me qëllim e se i vinte keq për shokun e tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një kafene e cila është ngjtur me banesën ku qëndronin të rinjtë.

Si ndodhi ngjarja?

Ngjarja e rëndë ndodhi një natë më parë pas orës 23:00. Qema bashkë më miqtë e tij po luanin lojën e rrezikshme ‘ruleta ruse’. Ishte Marjus Dema, ai që mori armën dhe siç e do zakoni qëlloi në drejtim të shokut, të cilit i ra fati i keq për të marrë plumbin e pistoletës me mulli.

Qema u dërgua në spital nga miqtë e tij, por fatkeqësisht mbërriti i pajetë në duart e bluzave të bardha. Dema u vetëdorëzua bashkë me një tjetër, Frenkli Myftari. Ndërsa aktualisht janë në kërkim edhe katër të tjerë: Erlin Peka, Blerim Hoti, Braild Aga dhe Xhuliano Koçi.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet marjus dema vritet mehmet qema marjus dema vritet mehmet qema

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Maj 2021, 11:43

DIBËR- Policia e Shtetit ka dhënë informacionet e para pas çlirimit të gazit në Martanesh. Policia sqaron se një 50-vjeçar, minator në galeri...