Aktualitet

Vrau shokun e tij gjatë “ruletës ruse”, vetëdorëzohet Marjus Dema bashkë me një nga dëshmitarët

11 Maj 2021, 08:20 Nga DOSJA
Vrau shokun e tij gjatë “ruletës ruse”,

TIRANË– Marjus Dema, 28-vjeccari që vrau me amrë zjarri shokun e tij Mehmet Qema një natë më parë është vetëdorëzuar në polici.

Thuajse 12 orë pas krimit të rëndë, Dema ka shkuar më këmbët e tij në polic, bashkë me një nga të rinjtë e shpallur në kërkim, si person që kishte dijeni oër ngjarjen. Ai është Frenkli Myftari.

Njoftimi i policisë Tiranë

Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mbremjen e djeshme në rrugën “5 Maj” Tiranë ku u vra me armë zjarri një 27-vjeçar, ju informojmë se: Si rezultat i kontrolleve të shumta dhe pamundësisë për të qëndruar të fshehur dhe negociatave me familjarët dhe avokatëve janë vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi M. D., 28 vjeç si dhe një prej personave të shpallur në kërkim shtetasi F.M., 29 vjeç. Grupi i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare Tiranë, për veprime te mëtejshme hetimore.

Ngjarja e rëndë ndodhi një natë më parë pas orës 23:00. Qema u qëllua nga Dema teksa luanin lojën fatale “Ruleta ruse” me miqtë e tyre. Pas të shtënës në gjoks, Qema u dërgua në spital nga miqtë e tij, por fatkeqësisht mbërriti i pajetë në duart e bluzave të bardha. Tashmë si persona në dijeni janë shpallur në kërkim: Erlin Peka, Blerim Hoti, Braild Aga dhe Xhuliano Koçi.

FOTOT+DETAJE/ Si u vra Mehmet Qema teksa pinte në lokal gjatë orës policore, Marjus Dema nxorri armën dhe e qëlloi në zemër, më pas u ‘zhuk’. Shoqërohen 10 persona në polici, miqtë që dëshmuan krimin, shpallen në kërkim

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet blerim hoti braild aga erlin peka frenkli myftari mehmet qema vritet mehmet qema xhuliano koçi blerim hoti braild aga erlin peka frenkli myftari mehmet qema vritet mehmet qema xhuliano koçi

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Maj 2021, 07:02

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha e ka shpjeguar me detaje momentin e vrasjes së biznesmenit vlonjat Bledar Birçaj. Teksa shpjegon gjithë skemën, H...