Aktualitet

I druhej një atentati! Bledar Birçajt iu gjet arma “Beretta” në brez, pronari i “The Boss” s’e përdori dot për tu

11 Maj 2021, 07:55 Nga DOSJA
I druhej një atentati! Bledar Birçajt iu gjet arma

VLORË– Bledar Birçaj, biznesmeni që u ekzekutua një ditë më parë në zonën e njohur si ‘Bishti i Kalldrëmit” në Vlorë i druhej një sulmi apo atentati të mundshëm. Dosja.al ka mësuar se në brezin e viktimës është gjetur një pistoletë e llojit ‘Beretta’.

Kjo tregon se me shumë mundësi Birçaj i druhej ndinjë atentati apo sulmi të mundshëm. Për të mbrojtur veten, ai ka marrë pistoletë me vete, por që nuk arriti ta përdorte dot kurrë sepse atentatorët nuk i lanë kohë. 

Biznesmeni Bledar Birçaj, 40 vjeç, një person me të shkuar kriminale u ekzekutua me breshëri kallashnikovi mesditën e djeshme në lagjen “Hajro Çakërri” në zonën e njohur si “Bishti i Kalldrëmit” në Vlorë, teksa udhëtonte me një automjet të llojit ‘X5’, i shqëruar nga një efektiv anti-droge

15 të shtëna lëshuan autorët, shtatë prej të cilave përfunduan në trupin e Birçajt.  Ky i fundit shkoi gjallë në spital, por si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë. Ndërsa pasagjeri doli nga makina dhe u largua me vrap. Bledar Birçaj kishte një muaj që ishte kthyer nga Spanja. Ai rezulton të jetë vënë në pranga në vitin 2011 për një vrasje, por Gjykata ka pushuar hetimet, duke e lënë të lirë. Kjo është një nga pistat që ka në tavolinë grupi hetimor, ndërsa po hetohet aktiviteti i tij jashtë vendit.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet bledar bircaj vritet bledar bircaj bledar bircaj vritet bledar bircaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Maj 2021, 07:02

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha e ka shpjeguar me detaje momentin e vrasjes së biznesmenit vlonjat Bledar Birçaj. Teksa shpjegon gjithë skemën, H...