Aktualitet

E kishin kthyer ullishten në serë me kanabisi, bien në pranga dy persona në Poliçan

11 Maj 2021, 08:10 Nga DOSJA
E kishin kthyer ullishten në serë me kanabisi, bien në pranga dy

POLIÇAN– Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Poliçan, pasi akuzohen për kultivim të bimëve narkotike. Policia bën me dije se F. I., 65 vjeç, banues në fshatin Zgërbonjë dhe R. I., 33 vjeç, janë vënë në prangat e policisë pasi në minierën në brendësi të ullishtës në pronësi të tyre, u gjetën të kultivuar në kubikë fidanë të dyshuar cannabis sativa. Provat materiale i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Evidentohet dhe goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Arrestohen në flagrancë 2 autorët e tentativës për kultivim.

Shërbimet e Policisë Poliçan, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë evidentuar në fshatin Zgërbonjë, Poliçan, një rast të kultivimit të fidanëve të dyshuar cannabis sativa në kubikë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Poliçan arrestuan në flagrancë shtetasit:

I., 65 vjeç, banues në fshatin Zgërbonjë, Poliçan dhe R. I., 33 vjeç, pasi në minierën në brendësi të ullishtës në pronësi të tyre, u gjetën të kultivuar në kubikë fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy persona ne polican arrestohen dy persona ne polican

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Maj 2021, 07:02

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha e ka shpjeguar me detaje momentin e vrasjes së biznesmenit vlonjat Bledar Birçaj. Teksa shpjegon gjithë skemën, H...