Aktualitet

Efektivi i antidrogës që shpëtoi ‘për një fije’! Zbardhet dëshmia e shokut të Bledar Birçajt që u vra në Vlorë: R

11 Maj 2021, 07:50 Nga DOSJA
Efektivi i antidrogës që shpëtoi ‘për një

TIRANË– Bledar Birccaj, biznesmeni që u ekzekutua një ditë më parë në Vlorë në momentin e atentatit ndodhej në makinë me një efektiv të antidrogës. Ky i fundit, i identifikuar me inicialet G.Ç., kishte lidhje miqësore me viktimën dhe për këtë arsye ndihej në një mjet me të.

Në dëshminë e tij para grupit hetimor, efektivi ka thënë se nuk ka njohur asnjë prej autorëve. Ai është shprehur më tej se kanë rënë direkt pre e breshërisë së kallashnikovit, duke mos pasur kohë të reagonin.

“Ramë direkt pre e breshërisë së kallashnikovit. Pashe dy veta me maska por nuk i njoha dot. Ishin te kamufluar. Nuk jam në djeni të ndonjë konflikti të fundit. Jam i tronditur mendova se me kapen plumbat,”- mësohet të ketë thënë ai.

Biznesmeni Bledar Birçaj, 40 vjeç, një person me të shkuar kriminale u ekzekutua me breshëri kallashnikovi mesditën e djeshme në lagjen “Hajro Çakërri” në zonën e njohur si “Bishti i Kalldrëmit” në Vlorë, teksa udhëtonte me një automjet të llojit ‘X5’, i shqëruar nga një efektiv anti-droge

15 të shtëna lëshuan autorët, shtatë prej të cilave përfunduan në trupin e Birçajt.  Ky i fundit shkoi gjallë në spital, por si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë. Ndërsa pasagjeri doli nga makina dhe u largua me vrap. Bledar Birçaj kishte një muaj që ishte kthyer nga Spanja. Ai rezulton të jetë vënë në pranga në vitin 2011 për një vrasje, por Gjykata ka pushuar hetimet, duke e lënë të lirë. Kjo është një nga pistat që ka në tavolinë grupi hetimor, ndërsa po hetohet aktiviteti i tij jashtë vendit.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet bledar bircaj vritet bledar bircaj bledar bircaj vritet bledar bircaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Maj 2021, 07:02

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha e ka shpjeguar me detaje momentin e vrasjes së biznesmenit vlonjat Bledar Birçaj. Teksa shpjegon gjithë skemën, H...