Aktualitet

Ishte shpallur në kërkim për trafik droge, arrestohet 32 vjeçari në Shkodër, e pëson dhe shoku që e ndihmoi (DETAJE)

11 Maj 2021, 07:49 Nga DOSJA
Ishte shpallur në kërkim për trafik droge, arrestohet 32

SHKODËR– Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Shkodrës, të akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike. Policia bën me dije se është arrestuar 32-vjeçari M.H., i cili ishte i shpallur në kërkim dhe shoku i tij 22 vjeç, F.M. Ata janë arrestuar në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, duke qarkulluar së bashku në një automjet.

M.H., në vitin 2018, së bashku me E. H. (i arrestuar në 2019 ), në vendin e quajtur “Syri i Kripës”, në fshatin Vukpalaj, Malësi e Madhe, kanë tentuar të trafikonin nëpërmjet liqenit të Shkodrës, një sasi prej 93 kg bimë narkotike të llojit marijuanë. Ndërkohë, vijon puna për kapjen e persona të shpallur në kërkim.


Njoftimi i policisë:

Kapet dhe vihet në pranga një 32-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, si dhe arrestohet një tjetër për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Në vijim të punën për kapjen e personave të shpallur në kërkim, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim M. H., 32 vjeç, banues në Koplik, Malësi e Madhe.

Si dhe u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale ”Përkrahja e autorit të krimit”, i shtetasit F. M. 22 vjeç, banues në Kamicë, Malësi Madhe.

Shtetasit e lartpërmendur janë kapur nga shërbimet e Policisë, në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, duke qarkulluar së bashku në një automjet.

Shtetasi M. H., në vitin 2018, së bashku me shtetasin E. H. (i arrestuar në 2019 ), në vendin e quajtur “Syri i Kripës”, në fshatin Vukpalaj, Malësi e Madhe, kanë tentuar të trafikonin nëpërmjet liqenit të Shkodrës, një sasi prej 93 kg bimë narkotike të llojit marijuanë.

Nga strukturat e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, për shtetasin M. H. u bë ekzekutimi i vendimit të datës 08.05.2018 të Gjykatës së Apelit Shkodër, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy persona ne shkoder arrestohen dy persona ne shkoder

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Maj 2021, 07:02

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha e ka shpjeguar me detaje momentin e vrasjes së biznesmenit vlonjat Bledar Birçaj. Teksa shpjegon gjithë skemën, H...

Aktualitet 11 Maj 2021, 06:21

TIRANË– Pas ngjarjes së rëndë mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku mbeti i vrarë 27-vjeçari Mehmet Qema, policia ka njoftuar se janë shpallur 6 pe...