Aktualitet

Ekzekutohet operacioni ‘Kristal’/Arrestohen tre shqiptarë, transportonin 16 kg kokainë nga Belgjika e Hollanda në itali

11 Maj 2021, 07:37 Nga DOSJA
Ekzekutohet operacioni ‘Kristal’/Arrestohen tre shqiptarë,

ITALI– Antimafia Italiane e forcat policore të Policisë së qytetit të Breshës kanë ekzekutuar operacionin e koduar “Kristal” i cili ka çuar në shkatërrimin e një grupi trafikantësh kokaine, mëngjesin e sotëm të cilët kamufloheshin si punëtorë ndërtimi.

Sipas mediave italiane, kokaina transportohej nga Hollanda e Belgjika drejt Italisë dhe në pranga janë vënë tre shqiptarë e dy italianë të akuzuar për pjesëmarrje në aktivitet kriminal e trafik droge e tipit kokainë në sasi të mëdha prej 16 kilogramësh;

Hetimet e operacionit kanë nisur në 20 dhjetor të vitit 2018 pas arrestimit të një shtetasi maroken me 1 kg kokainë.

Reparti operativ i policisë së Breshës në bashkëpunim me atë të Bolonjës e Veronës zbuluan se furnizuesi kryesor i kokainës ishte një shtetas shqiptar, pronar i një lokali në komunën Travagliato. Lokali i tij ishte shndërruar në një qendër magazinimi e shpërndarje droge.

Faza investigative e operacionit “Kristal” dokumentoi bashkëpunimin me trafikantë të tjerë e tregtimin e disa kilogramë kokainë. Paralelisht me hetimet në Itali, operacioni është shtrirë dhe në Belgjikë e Holandë ku është zbuluar rruga e trafikimit të kokainës drejt Italisë. Më 20 maj të 2019 në Cologno Monzese të Milanos u kapën 15 kg kokainë e nisur nga Belgjika për llogari të trafikantit shqiptar.

Droga po transportohej me një minibus të marr me qira nga një shofer italian nga qyteti i Bolonjës. Që nga nisja e hetimeve, operacioni “Kristal” ka çuar gjithsej në arrestimin e 8 personave e sekuestrimin e mbi 16 kg kokainë.

(e.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen tre shqipare ne itali itali arrestohen tre shqipare ne itali itali

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Maj 2021, 07:02

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha e ka shpjeguar me detaje momentin e vrasjes së biznesmenit vlonjat Bledar Birçaj. Teksa shpjegon gjithë skemën, H...

Aktualitet 11 Maj 2021, 06:21

TIRANË– Pas ngjarjes së rëndë mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku mbeti i vrarë 27-vjeçari Mehmet Qema, policia ka njoftuar se janë shpallur 6 pe...