Politike

Humbja e zgjedhjeve më 25 prill, PD nis lëvizjet, jep dorëheqjen sekretari organizativ Sahit Dollapi!

10 Maj 2021, 10:57 Nga DOSJA
Humbja e zgjedhjeve më 25 prill, PD nis lëvizjet, jep dorëheqjen

TIRANË- 2 javë pasi Partia Demokratike humbi zgjedhjet e 25 prillit 2021, Sahit Dollapi, sekretari Organizativ i kampit blu ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se dorëheqja vjen pas debateve të brendshme në PD dhe diskutimeve për gabimet e PD në fushatë.

Sahit Dollapi e mbante këtë post prej vitesh në Partinë Demokratike. Ai u vu në qendër të aksionit opozitar në pranverën e vitit 2019, kohë kur Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar dolën nga parlamenti për t’ju drejtuar qytetarëve me protesta masive.

Ai u dhunua nga policia gjatë hedhjes së shashkave dhe molotovëve pasi refuzoi të hiqte maskën kundra gaz.

Pamjet bënë xhiron e mediave në Shqipëri dhe jashtë si tregues i dhunës policore që shteti ushtroi mbi qytetarët që protestonin.  Më herët, në kohën kur PD ishte në qeveri, Dollapi ka drejtuar CEZ.

(f.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike doreheqja e sahit dollapit humbja e opozites sahit dollapi doreheqja e sahit dollapit humbja e opozites sahit dollapi

Sondazh

Poll