Bota

Autobusi u vonua në stacion, 6 të rinj rrahin me shkelma e grushte shoferin në Greqi, dëshmia: Më gjuajtën në stomak, më

10 Maj 2021, 12:57 Nga DOSJA
Autobusi u vonua në stacion, 6 të rinj rrahin me shkelma e grushte

GREQI– Një shofer autobusi është rrahur brutalisht nga 6 të rinj 2 ditë më pari, pasi urbani ishte vonuar për të mbërritur te stacioni.

57-vjeçari u sulmua nga të rinjtë e moshës 19 deri 22 vjeç me pretendimin se autobusi ishte vonuar dhe ishte i tejmbushur me pasagjerë. Në një intervistë për “Protothema”, shoferi ka treguar se rinjtë filluan ta shajnë, ta sulmojnë dhe më pas ta grabisin 57-vjeçarin.  Ai është shprehur se nëse i sheh përsëri të rinjtë të cilët e sulmuan, mund t’i identifikojë ata.

Unë u rraha, sepse autobusi ishte shumë i mbushur me njerëz. Kishte rreth 200 vetë dhe ishin vonë për ndalesë. Ata nxituan dhe filluan të më shajnë me fjalë banale dhe të më bërtasin. Papritmas zbritën dhe bllokuan urbanin. Pastaj hynë përsëri dhe u turrën drejt meje. Të rinjtë më goditën me shkelma dhe grushta në stomak dhe fyen familjen time. Pas konfliktit çanta ime, në të cilën ndodhej celulari im  dhe 400 euro më ishin vjedhur”- ka rrëfyer shoferi.

Ngjarja ndodhi në orën 17:40 të pasdites së 8 majit, ku gjashtë të rinjtë që ishin duke hipur në autobusin 171, filluan të bërtisnin. Ata hipën në stacionin e metrosë Elliniko në Athinë. Dy prej tyre dolën përpara duke bllokuar rrugën e autobusit, në të njëjtën kohë kur katër të tjerët hynë brenda. Të katër të rinjtë filluan të shanin shoferin 57-vjeçar, duke i thënë se autobusi ishte i mbushur me njerëz dhe se ai ishte vonuar shumë. Autorët pasi e rrahën edhe atë, më pas i rrëmbyen çantën 57-vjeçarit që përmbante kartën e identitetit të tij, celularin dhe 400 euro, më pas u zhdukën. Po ashtu, ata sulmuan edhe fatorinon.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni dhunohet shoferi ne greqi te rinjte sulmojne shoferin dhunohet shoferi ne greqi te rinjte sulmojne shoferin

Sondazh

Poll