Bota

Studimi: Vaksina Pfizer/BioNTech nuk ka nevojë të përshtatet për të luftuar variantet anti-Covid

10 Maj 2021, 13:06 Nga DOSJA
Studimi: Vaksina Pfizer/BioNTech nuk ka nevojë të përshtatet

GJERMANI- Vaksina Pfizer-BioNTech Covid aktualisht nuk ka nevojë të rregullohet për të ofruar mbrojtje më të lartë kundër varianteve të virusit. The Guardian shkruan se në një studim të bërë nga vetë kompania BioNTech, ka dalë në përfundimin se vaksina shërben edhe kundër varianteve të Covid.  

“Deri më sot, nuk ka asnjë provë që është e nevojshme një përshtatje e vaksinës aktuale BioNTech Covid-19 kundër varianteve kryesore të identifikuara. Qëllimi i këtij studimi ishte të eksplorojë rrugën rregullatore që BioNTech dhe Pfizer do të ndiqnin nëse Sars-CoV-2 do të ndryshonte mjaftueshëm për të kërkuar një vaksinë të azhurnuar,” thuhet në deklaratën e BioNTech.

Studimi për vaksinën Pfizer/BioNTech, kompania e nisi në muajin mars për të parë nëse vaksina do të kishte nevojë për një azhurnim, për të rritur efikasitetin e saj.    

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota pfizer/biontech studimi pfizer/biontech studimi

Sondazh

Poll