Politike

Shqipëria njeh ambasadoren polake, Monika Zuchniak-Pazdan i dorëzon Letrat Kredenciale Metës

10 Maj 2021, 09:36 Nga DOSJA
Shqipëria njeh ambasadoren polake, Monika Zuchniak-Pazdan i dorëzon

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka pritur në takim ditën e sotme Ambasadoren e re të Polonisë në Shqipëri, Monika Zuchniak-Pazdan. Zuchniak-Pazdan i paraqiti Presidentit Letrat Kredenciale, të cilat janë dokumentet zyrtare që një ambasador i jep Kreut të Shtetit, kur fillon punën. 


Meta u shpreh se përvoja diplomatike e Ambasadores polake, do të shërbejë për të përmirësuar marrëdhëniet politike mes dy vendeve. Meta gjithashtu vlerësoi rritjen e interesit të turistëve polakë për turizmin e Shqipërisë si dhe dëshirën për ta kthyer Shqipërisë jo vetëm destinacion turizmi por edhe mundësi investimi.

Kreu i Shtetit falënderoi Ambasadoren polake për mbështetjen e Polonisë ndaj procesit të integrimit evropian të vendit tonë dhe Ballkanit Perëndimor. Ai gjithashtu falenderoi ambasadoren për mbështetjen e Qeverisë së Polonisë për ndihmën e dhënë Shqipërisë në adresimin e pasojave të tërmetit të nëntorit të vitit 2019, si dhe për përballimin e pandemisë COVID-19. Meta i kërkoi ambasadores që t’i përcjellë Presidentit polak Andrzej Duda përshëndetjet e tij miqësore.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilir meta monika zuchniak-pazdan ilir meta monika zuchniak-pazdan

Sondazh

Poll