Aktualitet

Dita Kombëtare e Drejtësisë, Kim MESAZH shqip: S’ka vend për aktorë të korruptuar! Mungon Soreca! Metani: Kur politika s’i gjen kufijtë, magjistratët duhet të ruajnë pavarësinë e institucioneve

  • BKH dhe Gjykata e Lartë ende s’është plotësuar, ndërkombëtarët japin “bekimin”
  • Ambasadorja Yuri Kim: SHBA do të vazhdojë të mbështesë zbatimin e Reformës
  • Arben Kraja flet për krimet zgjedhore: Ka nisur hetimi i mbi 40 çështjeve
  • "Kokat" e institucioneve të drejtësisë shqiptare dhe ndërkombëtarë janë mbledhur sot në një aktivitet. Në Ditën Kombëtare të Drejtësisë, ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim tha se institucionet po funksionojnë dhe se reforma në drejtësi po ecën përpara. Megjithatë shtoi se ende ka punë për të bërë.
    Featured image of article: Dita Kombëtare e Drejtësisë, Kim MESAZH shqip: S’ka vend për aktorë të korruptuar! Mungon Soreca! Metani: Kur politika s’i gjen kufijtë, magjistratët duhet të ruajnë pavarësinë e institucioneve Yuri Kim, Alexis Hupin, Artur Metani dhe Olsian Çela

    TIRANË– Sot Shqipëria feston Ditën e Drejtësisë! 108 vite pas kalimit të aktit të parë për sistemin gjyqësor nga qeveria e Ismail Qemalit, “kokat” e drejtësisë shqiptare dhe ndërkombëtarë kanë marrë pjesë në një aktivitet në përkujtim të kësaj dite, duke përçuar edhe mesazhe.

    Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim pranoi progresin e bërë nga institucionet, duke bërë thirrje që të drejtësia të bëjë detyrën për të plotësuar pritshmëritë e popullit shqiptar. Ajo shtoi se drejtësia duhet që t’u shërbente qytetarëve dhe jo politikës apo individëve të caktuar duke shprehur shqip mbështetjen e SHBA: Bashkë KRAH PËR KRAH!

    Pas saj fjalën e mori përfaqësuesi i ambasadës së Bashkimit Europian në Shqipëri, i cili shpjegoi edhe mungesën e Luigi Sorecës. Sipas tij, ambasadori në kuadër të 10 majit kishte nisur një tur në Shqipëri, megjithatë përçoi mesazhin se procesi i Vettingut duhet që të intensifikohej edhe më shumë. Ndërsa shprehu mbështetje, si politike, ashtu dhe financiare.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Ndërkohë Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela gjatë aktivitetit të organizuar në ditën kombëtare të drejtësisë tha se ky është një moment reflektimi për atë se çfarë është bërë dhe se çfarë duhet bërë, duke ftuar të gjithë magjistratët që të bëhen pjesë e sistemit transformues.

    (k.m/dosja.al)

    • 16:39

      SFIDAT! Kryetarja e KLGJ: Dita e drejtësisë na gjeti me më pak gjyqtarë, por me më shumë kërkesa


      Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami, renditi të gjitha vështirësitë që ka hasur sistemi i drejtësisë përgjatë vitit që lamë pas. Gjatë një ceremonie për Ditën Kombëtare të Drejtësisë, Llagami u shpreh se ky vit e gjen vendin me më pak gjyqtarë, por me më shumë partnerë e kërkesa.

      “Doja t’iu kujtoj se 2021 ishte një vit që na vendosi në sfidë, përfshirë edhe atë të drejtësisë. Dua të falenderoj gjyqtarët, kancelarët, familjarët, që e mbajtën dyert e drejtës të hapura. Jemi përballur me shumë sfida, kushteve bashkëkohore, cilësisë që kërkohet në gjykata. Sfida e madhe mbetet dita e drejtësisë. Dita e drejtësisë na gjeti me më pak gjyqtarë, por na gjen me shumë partnerë që na e kanë bërë përgjegjësitë më të lehta, duke i ndarë së bashku me ne. Faleminderit dhe gëzuar të gjithëve”, u shpreh Llagani. Dua të falenderoj gjyqtarët, familjarët, që e mbajtën dyert e drejtës të hapura. Jemi përballur me shumë sfida, kushteve bashkëkohore, cilësisë që kërkohet në gjykata. Sfida e madhe mbetet dita e drejtësisë. Dita e drejtësisë na gjeti me më pak gjyqtarë, por na gjen me shumë kërkesë për drejtësi. Por me partnerë që na e kanë bërë përgjegjësitë më të lehta, duke i ndarë së bashku me ne”, u shpreh Llagani.

    • 16:31

      Metani: Kur politika s’i gjen kufijtë e saj, gjyqtarët e prokurorët kanë detyrën e ruajtjes së pavarësisë së institucioneve


      Kreu i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani në Ditën e Drejtësisë, tha puna e gjyqtarëve dhe prokurorëve është e bukur, por edhe e vështirë duke përmendur të gjithë rastet kur ka ndërhyrje. Në ceremoninë për Ditën Kombëtare të Drejtësisë, Metani tha se puna e të gjithë magjistratëve është e vështirë pasi duhet t’i bëjë ballë presioneve të politikës.

      “Është e bukur se në profesionin e tyre janë pjesë e sistemi të drejtësisë, është frymëzuese pasi shoqëria jonë ka më shumë nevojë për gjyqtarë e prokurorë që ngjallin besim tek publiku. Është padyshim e vështirë. Në një shoqëri ku politika e ka të vështirë që të gjejë kufijtë e vetë, janë ato që duhet të ruajnë pavarësinë e institucioneve të demokracisë. Gjetja e frymës dhe shpirtit të ligjit është sfidë profesionale dhe individuale. Nëse udhërrëfyes do të jetë Kushtetuta dhe jo politika, nëse do ruhen interesat e drejtësisë, atëherë i është bërë një shërbim shumë i madh demokracisë dhe vendit,“-tha ndër të tjera Metani.

    • 15:45

      108 vite ‘Drejtësi shqiptare’, kryeprokurori Olsian Çela bën thirrjen magjistratëve: Bëhuni pjesë e procesit transformues


      Kryeprokurori Olsian Çela gjatë aktivitetit të organizuar në Ditën Kombëtare të Drejtësisë ftoi të gjithë magjistratët dhe jo vetëm që të bëhen pjesë e sistemit të ri transformues. Po ashtu, Çela shtoi se 10 maji duhet të ishte një moment reflektimi për atë se çfarë është dhe se çfarë duhej bërë.

      Dita e sotme duhet të jetë ditë reflektimi. Vizioni ynë është shprehur në një strategji të qartë. Pa dyshim një vëmendje të posaçme e kanë institucionet e reja. Të gjitha masat e marra kanë synuar që të përfaqësojnë pavarësinë e prokurorëve. Me këtë rritet përgjegjshmëria e tyre. Modeli i bashkëveprimit duhet të intensifikohet më tej. Transparenca dhe llogaridhënia janë sfida permanente. Mbetet thelbësor vështrimi kritik konstat. Kemi rrugë të gjatë për të mbërritur atje ku duam. I drejtohem magjistratëve që të bëhen pjesë e këtij procesi transformues,”-tha Çela.

    • 15:40

      Dita e Drejtësisë, Soreca mungon, sjell përfaqësuesin: Vettingu duhet të intensifikohet, do t’ju ndihmojmë politikisht dhe financiarisht


      Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka munguar në ceremoninë e zhvilluar në kuadër të 10 majit, Ditës Kombëtare të Drejtësisë. Një përfaqësues i Ambasadës,  Alexis Hupin, ka mbajtur një fjalim të shkurtër në vend të tij, duke sqaruar se ambasadori po zhvillonte një tur në vend, duke përcjellë më pas mesazhin e tij, teksa u ndal gjatë tek procesi i Vettingut. Në fjalën e tij, u shpreh se procesi duhet që të intensifikohet dhe më shumë mbështetje duhet dhënë për shkollën e magjistraturës.

      Fakti që kemi aktorë të ndryshëm të sistemit të drejtësisë është shenjë e njohjes së rolit. Kjo reformë në Drejtësi është punë në progres dhe nuk mund të bëhet perfekte brenda natës apo ditës, kërkon kohën e vetë për të arritur pikën e konsolidimit. Zhvillimi i praktikës gjyqësore na nxjerr një mësim të aplikueshëm. Është mësimi i përmirësimit të vazhdueshëm në mënyrë që të nxjerrim ndryshim. Nuk e kemi përfunduar këtë proces, kemi ende shumë rrugë para. Vettingu duhet të intensifikohet dhe efikasiteti duhet që të rritet gjithmonë dhe më tepër. Vettingu ka shkaktuar shumë vende bosh ndaj duhet mbështetur shkolla e magjistraturës. Ne do të qëndrojmë krah jush, jemi të mobilizuar. Do t’ju ndihmojmë politikisht dhe financiarisht me vendet anëtare të BE dhe SHBA,”-tha ai në fjalën e tij.

    • 15:29

      Dita e Drejtësisë, Yuri Kim “analizon” Reformën, MESAZH shqip: Kemi nevojë të keni sukses, drejtësi për popullin pa i shërbyer politikës, bashkë KRAH PËR KRAH

      Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka folur shqip në Ditën Kombëtare të Drejtësisë duke shprehur edhe njëherë mbështetjen lidhuur me reformat e ndërmarra. Në fjalën e saj, gjatë një aktiviteti të zhvilluar për “10 majin”, ajo u shpreh se do të jetë koha, faktori që do të tregojë se drejtësia është e pandikuar nga politika apo faktorë të tjerë.


      Institucionet po funksionojnë prej jush. Po japin rezultate për popullin shqiptar. Publiku duhet të jetë përfituesi më i madh i punës të të gjithëve ju. Drejtësia dhe sundimi i ligjit duhet që t’i shërbejnë popullit. Të gjithë ju që jeni këtu keni nderin dhe detyrimin që t’i shërbeni popullit shqiptat. Ju falenderoj për punën e palodhur. Reforma e drejtësisë ka bërë rrugë të madhe para por ka ende për t’u bërë që të përmbushen pritshmëritë e popullit shqiptar. Ka qenë rrugë e vështirë dhe kemi pasur biseda të vështira. Shpresoj ta dini se kur kemi biseda të vështira, kanë ardhur nga një mik. Keni paguar një çmim të lartë dhe dëshiroj që t’ju falenderoj për këtë. Por këto kanë ardhur nga një mik. Ju keni paguar një çmim të lartë dhe dëshiroj t’ju falënderoj për këtë. Është koha që ju të tregoni se jeni të pandikuar nga politika, nuk ka vend për korrupsion dhe aktorë korrupsioni në sistemin e drejtësisë dhe se drejtësia shqiptare të japë drejtësi për popullin shqiptar. Jemi mbledhur sot se në 10 maj qeveria e Ismail Qemalit dekretoi aktin e parë ligjor për sistemin e drejtësisë. Ne duam që të keni sukses. Kemi nevojë që të keni sukses dhe Shqipëria ka nevojë. Unë besoj se ju mund të keni sukses. Ndërsa ju dhe institucionet tuaja të plotësoni misionet shpresoj ta dini SHBA do të jenë krah jush. Do të jemi krah për krah ndërsa drejtësia të bëhet realitet në Shqipëri,”-tha Yuri Kim.

    Shto Koment